Home / Sport / Pujol mendon largimin nga Barça!

Pujol mendon largimin nga Barça!

Gazeta katalanase “Sport” ka publikuar sot lajmin e bujshëm se Karles Pujol po mendon largimin nga Barcelona, pas një jete të kaluar në radhët e kësaj skuadre. Heshtja e kapitenit, që vendosi të operohej menjëherë dhe nuk mori pjesë në përmbysjen ndaj Milanit në Ligën e Kampioneve, është interpretuar si një sinjal i pasigurisë së të ardhmes së kapitenit katalanas, një prej legjendave të këtij klubi.

Fakti se ai ka qëndruar në heshtje gjatë periudhave më të vështira për klubin, duke i lënë vendin lojtarëve të tjerë si Ksavi dhe Iniesta, ka bërë të qartë se Pujol nuk do të ketë më një rol thelbësor në skuadër, siç e ka pasur më parë. Edhe dëmtimet e njëpasnjëshme kanë bërë që vendi i tij në formacion të vihet gjithnjë e më shumë në diskutim, me klubin që është hedhur në kërkim të një qendërmbrojtësi cilësor si Humels apo Tiago Silva, për ta vënë përkrah Pike.
Në një situatë të tillë, Pujol do të mbetet në stolin e rezervave, një rol që nuk do t’i pëlqente edhe aq kapitenit, i cili në janar rinovoi kontratën e tij deri në vitin 2016. Ndaj ai i ka kërkuar menaxherit të tij të shohë rreth e rrotull për një ofertë të parefuzueshme, në mënyrë që të justifikojë largimin “me nder” nga katalanasit dhe jo të iki nga mërzia e një roli krejt dytësor në ciklin e ri që pritet të nisë nga sezoni i ardhshëm.Fakti se ai ka qëndruar në heshtje gjatë periudhave më të vështira për klubin, duke i lënë vendin lojtarëve të tjerë si Ksavi dhe Iniesta, ka bërë të qartë se Pujol nuk do të ketë më një rol thelbësor në skuadër, siç e ka pasur më parë. Edhe dëmtimet e njëpasnjëshme kanë bërë që vendi i tij në formacion të vihet gjithnjë e më shumë në diskutim, me klubin që është hedhur në kërkim të një qendërmbrojtësi cilësor si Humels apo Tiago Silva, për ta vënë përkrah Pike.
Në një situatë të tillë, Pujol do të mbetet në stolin e rezervave, një rol që nuk do t’i pëlqente edhe aq kapitenit, i cili në janar rinovoi kontratën e tij deri në vitin 2016. Ndaj ai i ka kërkuar menaxherit të tij të shohë rreth e rrotull për një ofertë të parefuzueshme, në mënyrë që të justifikojë largimin “me nder” nga katalanasit dhe jo të iki nga mërzia e një roli krejt dytësor në ciklin e ri që pritet të nisë nga sezoni i ardhshëm.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *