Home / Lajme / Maqedoni / Qent endacak shkak i shumë aksidenteve në komunikacion (VIDEO)

Qent endacak shkak i shumë aksidenteve në komunikacion (VIDEO)

29 Maj – Krahas rrezikut për këmbësorët qent endacak poashtu janë shkaktarë të 44 aksidenteve të trafikut në autostradën Tetovë-Gostivar gjatë tetë muajve të kaluar.

Numri më i madh i këtyre aksidenteve janë rregjistruar në muaj gusht (14) dhe prill (8) kurse disa aksidente shtesë janë rregjistruar në daljet nga autostrada kanë qenë të paraqitura si rezultat i lëvizjes së pakontrolluar të qenve endacak në këtë rrugë.

Gjandja më e mirë nuk është as në magjistralen Tetovë-Shkup dhe në rrugën rregjionale Tetovë-Jazhincë. Në këto rrugë gjatë natës dhe orëve të hershme të mëngjesit thuajse çdo ditë vërehen kafshë të goditura nga automjetet. Pasiguria në këto rrugë është rritur kohëve të fundit si pasojë e daljes së kafshëve në rrugë është rritur kohëve të fundit, kurse kësaj i ka ndihmuar faktori njeri, të cilët kanë dëmtuar rrethojat e metalta. Policia thotë se mburrojat dëmtohet pasi që happen rrugë të egra për të kaluar autostradën, kurse në shumicën e rastev edhe vidhen.

“Shumica e këtyre aksidenteve ku shkaktarë kanë qenë qent endacak janë rregjistruar gjatë orëve të natës kur shumë vështirë kafshët vërëhen nga drejtuesit e makinave pasi që në këtë rrugë vozitet me shpejtësi më të madhe dhe është e pamundëshme që të shmangen këto lloj aksidente”, thotë zëdhënësi i Policisë së Tetovës Marjan Josifovski.Sipas policisë, të dhënat e deritanishme flasin se mburrojat prej metali përgjatë rrugës edhe në të kaluarën por edhe në këtë kohë janë shumë të dëmtuara por një pjesë e saj është vjedhur dhe kjo u mundëson kafshëve që të dalin në rrugë pa ndonjë pengesën.
Banorët të cilët çdo ditë e frekuentojnë këtë rrugë thonë se ndjehen të rrezikuar nga paraqitjet e kafshëve në këtë rrugë si pasojë e mospasjes së mburrojave.

“Në këtë rrugë me vite të tëra janë shkatërruar telat prej metali dhe jemi në rrezik permanent kur lëvizim me makina. Përgjegjësit për mirëmbajten e rrugës duhet të rregullojnë telat mbrojtës sepse pasojat i ndiejmë ne si udhëtarë që qarkullojmë çdo ditë, kurse për shfrytëzimin e rrugës ne paguajmë në pikat pagesore”, thotë një bamorë nga fshati Pirok. Në magjistralen Tetovë – Shkup në periudhën e kaluarë kanë ndodhurë gjithësej 18 aksidente të shkaktuar nga kafshët, ku 17 prej tyre kanë qenë qen endacak. Ndërsa në magjistralen Tetovë –Gostivar , në periudhën tetë muajore kanë ndodhur reth 44 aksidente ku shkaktar kanë qenë kafëshët, ku 38 aksidente kanë qenë në rajonin e Tetovës të magjistrales ndërsa vetëm 6 kanë qenë në rajonin e Gostivarit.

Në ndërkohë, gjatë vitit të kaluar në rrugën Tetovë-Gostivar, apo në segmentin rrugor nga Saraji deri në Strazhë, gjithsej kanë ndodhur 291 akisdente trafiku, prej të cilëve 125 i kanë shkaktuar kafshët, në shumicën e rasteve qent endacak, qëndron në një raport të publikuar nga Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë.Gjatë ditës disa herë tentuam të kontaktojmë me autoritetet e fondit të rrugëve por atje kanë qenë të pakapshëm për të dhënë pronocim zyrtar mbi këtë problem disa vjeçar në autostradën Tetovë-Gostivar.

QENT ENDACAK SHKAK I SHUMË AKSIDENTEVE NË KOMUNIKACION ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *