Home / Lajme / Maqedoni / Qeveria shpalli konkurs për angazhimin e 80 personave në funksionet udhëheqëse në institucionet shtetërore

Qeveria shpalli konkurs për angazhimin e 80 personave në funksionet udhëheqëse në institucionet shtetërore

14 maj-Zëdhënësi i Qeverisë Aleksandar Gjorgjiev në konferencën e sotme për shtyp informoi se do të plotësohen vende udhëheqëse të cilat janë të zbrazura, mandati i të cilave përfundon dhe vende ku për momentin udhëheq ushtruesi i detyrës.

Qeveria shpalli konkurs për angazhimin e rreth 80 personave në funksione udhëheqëse në institucionet shtetërore.

Konkursi do të shpallet gjatë ditës në ueb faqen e Qeverisë, ndërsa në të do të mund të aplikojnë të gjithë ata të cilët konsiderohen se kanë aftësi të larta për menaxhim.

Zëdhënësi i Qeverisë Aleksandar Gjorgjiev në konferencën e sotme për shtyp informoi se do të plotësohen vende udhëheqëse të cilat janë të zbrazura, mandati i të cilave përfundon dhe vende ku për momentin udhëheq ushtruesi i detyrës.

Ai u bëri thirrje të gjithë të interesuarve të aplikojnë në këtë konkurs i cili do të zgjasë deri më datën 31 të këtij muaji

Gjithashtu lexo

Lojtarët e Fenerbahçes vizitojnë Spitalin “Istanbul Medica”

Në zyrat e spitalit Istnabul Medica në Shkup sot kanë qëndruar për vizitë përfaqësues të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *