Home / Lajme / Maqedoni / Qoku i PDSH-së dhe Xhelili i RDK-së deputetë të rinj

Qoku i PDSH-së dhe Xhelili i RDK-së deputetë të rinj

21 maj-Komisioni për çështje të rregullores dhe imunitetit sot e pranoi Raportin e KSHZ-së për pranimin e pjesës së mbetur të mandatit nga ana e Qokut dhe Xhelilit.

Bekim Qoku nga Partia Demokratike Shqiptare dhe Naxhi Xhelili nga Rilindja Demokratike do të jenë deputetët e rinj në Kuvend, pasi që në seancën e ardhshme do t’u verifikohet mandati.

Komisioni për çështje të rregullores dhe imunitetit sot e pranoi Raportin e KSHZ-së për pranimin e pjesës së mbetur të mandatit nga ana e Qokut dhe Xhelilit.

Bekim Qoku në Parlament vjen në vendin e Zijadin Selës , i cili u bë kryetar i komunës së Strugës, ndërsa paraardhës i Naxhi Xhelilit ishte deputeti Izet Zeqiri, i cili ka qenë kandidat i RDK-së për kryetar të Tetovës.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *