Home / Sport / Reagimet për largimin e Ferguson

Reagimet për largimin e Ferguson

Duajt Jork, ish-lojtar i Mançester Junajtid: “Mendoj se fakti që skuadra është në bursë bëri që vendimi të jepej kaq shpejt për t’i dhënë fund spekulimeve. Ai ka qenë një pikë aq qendrore në klub, ai ka ngjitur Mançester Junajtid në këto nivele. Fillimisht do të jetë tronditëse pasi ai ka qenë gjithmonë aty, personi që shihje gjithmonë sa shkoje në klub. Do të duhet pak kohë që njerëzit të mësohen me idenë”.

Shon Rajt Filips, futbollist i kombëtares angleze: “Përshëndetje ndaj Sër Aleks Ferguson, padyshim trajneri më i madh i kampionatit anglez që ka parë ky vend. Korrigjim, trajneri më i madh i të gjitha kohëve”.
Piter Shmajkel, ish-portieri i Mançester Junajtid: “I zhgënjyer, tronditur, i mërzitur,. Nuk e mendoja se AJO ditë do të ishte sot”.
Devid Kameron, kryeministri britanik: “Arritjet e Sër Aleks Ferguson te Mançester Junajtid kanë qenë të jashtëzakonshme. Shpresoj që tërheqja e tij t’ia lehtësojë disi punën ekipit tim të zemrës, Aston Vila”.
Sep Blater, president i FIFA: “Ishte një nder i madh t’i jepja çmimin Aleks Ferguson në ceremoninë e “Topit të Artë 2011”. A do të përsëritet ndonjëherë jetëgjatësia e tij në majën e futbollit botëror?”
Majkëll Ouen, ish-sulmues i Mançester Junajtid: “Nuk arrij ende ta besoj. Mançester Junajtid pa Aleks Ferguson nuk duket se ka kuptim. Një njeri i shkëlqyer dhe ishte fantastike që e mbylli me një sukses. Ishte një privilegj të kem luajtur për trajnerin më të madh që ka ekzistuar ndonjëherë. Çfarë drame do të jetë vazhdimi! Mendoj se vetëm Murinjo ka besimin e duhur të hyjë në atë derë. Por të ishte për mua, do të zgjidhja Mojes”.
Klubi i Çelsit: “I gjithë klubi i Çelsit dëshiron t’i urojë më të mirën Aleks Ferguson pas tërheqjes së tij. Ai ka qenë një kundërshtar fantastik në 26 vite”.
Vincent Kompani, kapiteni i Mançester Sitit: “Sër Aleks, një nga trajnerët më të mëdhenj të të gjitha kohëve. Pas 26 viteve me sukses në këtë lojë, të gjithë i detyrohemi një tribut të rëndësishëm”.
Pol Ins, ish-mesfushor i Mançester Junajtid: “Nuk do të shihni asnjëherë një person tjetër si ai. Ishte një tronditje masive të dëgjoja lajmin se do të largohet në fund të sezonit. Unë isha një nga personat me fat, kam kaluar 6 vite fantastike me të te Junajtid. Herën e parë që shkova për provë te kjo skuadër, nuk kalova testet fizike, por ai më trajtoi si djalin e tij”.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *