Home / Sport / Reali fiton 4-3 dhe shtyn festën e Barçës

Reali fiton 4-3 dhe shtyn festën e Barçës

Real Madid ka fituar 4-3 ndaj Real Vajadolid, duke shtyrë përkohësisht festën e titullit të Barcelonës, që nuk shpallet matematikisht kampion edhe nëse fiton nesër ndeshjen e saj në kampionat.

Në takimin e luajtur në “Santiago Bernabeu”, protagonisti i ndeshjes ka qenë Kristiano Ronaldo që ka shënuar dy gola në këtë sfidë, duke arritur shifrën e 200 golave në 196 takime me skuadrën madrilene. Portugezi, që shënoi golat 32 dhe 33 të këtij kampionati, ka regjistruar deri tani në total 146 gola në kampionat, 16 në Kupën e Mbretit, 35 në Ligën e Kampioneve dhe 3 në Superkupën e Spanjës.
Veç të tjerave, në këtë ndeshje ka rënë në sy edhe sjellja e tifozerisë në “Santiago Bernabeu”, pasi në fillimin e takimit shumë prej të pranishëmve kanë vërshëllyer emrin e Zhoze Murinjos kur është përmendur nga spikeri i stadiumit, ashtu siç është shoqëruar me vërshëllima edhe zëvendësimi në pjesën e dytë i Gonzalo Higuain.

La Liga
Java 34 / Rezultatet
Valencia-Osasuna 4-0
39′ Soldado, 44′ Rikardo Kosta, 60′ Banega, 90′ (p) Xhonas
Granada-Malaga 1-0
28′ Ighalo
Real Madrid-Rajo Vajekano 4-3
26′ (ag) Valiente, 32′, 70′ Ronaldo, 49′ Kaka / 8′ Gonzalez, 35′ Havi Guerra, 87′ Luiz Sastre

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *