Home / Sport / Reali i ri fillon nga Isko

Reali i ri fillon nga Isko

Mesfushori i talentuar spanjoll, Isko, mund të bëhet shumë shpejt blerja e parë e Real Madrid në merkaton e verës, pasi drejtuesit madrilenë mendojnë se ai është përforcimi i duhur për sezonin e ardhshëm. Lojtari i Malagas ka një klauzolë largimi prej 35 milion eurosh, por sipas asaj që është mësuar, madrilenët janë gati që këtë shumë ta konvertojnë pjesërisht me shkëmbimin e një futbollisti.

Malaga pretendon minimalisht 20 milion euro nga shitja e lojtarit, ashtu si edhe një futbollist cilësor që të jetë një investim i rëndësishëm i të ardhmes. Real Madrid i ka ofruar mesfushorin me tipare sulmuese, Kajehon, por drejtuesit e Malagas me sa duket e kanë refuzuar këtë ofertë.
Objektivi i tyre është sulmuesi i ri Alvaro Morata, i cili ka shpërthyer në fundin e sezonit duke luajtur mjaft mirë në disa ndeshje në dy muajt e fundit nën drejtimin e Murinjos. Por Reali nuk dëshiron të heqë dorë nga Morata, ndaj u ka bërë të qartë drejtuesve të Malagas se duhet të fillojnë të shohin për ndonjë lojtar tjetër në radhët e tyre, ose të marrin në huazim disa nga yjet e akademisë, si Xhese Rodrigues.
Tani pritet që klubet të shqyrtojnë të gjitha propozimet e bëra në këtë mbledhje dhe të takohen përsëri në ditët në vazhdim për të finalizuar operacionin, pasi gjithsesi, dëshira e palëve mbetet që të realizohet transferimi i Isko, 21 vjeçarit që ka shpërthyer në dy sezonet e fundit në futbollin spanjoll.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *