Home / Sport / Renova dhe Drita kërkojnë fitore ( VIDEO )

Renova dhe Drita kërkojnë fitore ( VIDEO )

“Na vjen keq që një ndeshje e tillë e mirë, ku kishim të gjithë kushtet për të dalë me rezultat pozitiv, përfundoi me humbje bindëse nga ana jonë. Mendoj se s’kishim aspak fat sportiv dhe besoj këtë ta dëshmojmë në ndeshjet e rradhës. Tani na pret sfida me ekipin e fortë të Horizontit, që lufton për titullin e kampionit. Do jetë e vështirë pasi përballë kemi kundërshtar kualitativ, por ne jemi të bindur për të luajtur për fitore, me të cilën do të dëshmojmë cilësita tona. Pres maksimum nga gjithë bashkëlojtarët dhe në fund tre pikët të mbeten në Tetovë”, shprehet mesfushori i Renovës, Izair Emini.

Emocionet në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë vazhdojnë këtë fundjavë, kur në program do të jenë ndeshjet e xhiros së 28-të. Një prej takimeve më interesante do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Tetovë, ku skuadra e Renovës do të përballet me liderin e renditjes, Horizont Turnovën. Xhepçishtastit kërkojnë suksesin e rradhës, për të mbetur në pjesën e epërme të renditjes tabelare, ndërsa mysafirët nga Strumica pretendojnë tre pikë për të vazhduar rrugën drejt titullit të kampionit. Humbja e fundit 3:1 me Metalurgun ishte e pafat dhe nga tabori i Renovës pretendojnë të dëshmojnë sa ajo ishte vetëm një ditë e keqe. “Na vjen keq që një ndeshje e tillë e mirë, ku kishim të gjithë kushtet për të dalë me rezultat pozitiv, përfundoi me humbje bindëse nga ana jonë. Mendoj se s’kishim aspak fat sportiv dhe besoj këtë ta dëshmojmë në ndeshjet e rradhës. Tani na pret sfida me ekipin e fortë të Horizontit, që lufton për titullin e kampionit. Do jetë e vështirë pasi përballë kemi kundërshtar kualitativ, por ne jemi të bindur për të luajtur për fitore, me të cilën do të dëshmojmë cilësita tona. Pres maksimum nga gjithë bashkëlojtarët dhe në fund tre pikët të mbeten në Tetovë”, shprehet mesfushori i Renovës, Izair Emini. Përballja Renova-Horizonti luhet të shtunën në stadiumin e qytetit në Tetovë, me fillim në orën 16:30. Ndërkohë shumë interesante pritet të jetë edhe sfida në Bogovinë në Tetovës, ku Drita përballet me Pelisterin. Për momentin të dyja këto skuadra janë në zonën e balotazhit dhe pikët nga ky duel shtojnë apetitet për mbijetesë direkte. Drita me trajnerin e rikthyer Jeton Beqiri shpreson në fitore, për të ndalë serinë e rezultateve negative. “Mendojmë se është momenti i fundit që ekipi të fillojë të fitojë. Pelisteri në pranverë luan mirë, por ne kemi planet tona. Çdo rezultat tjetër veç fitores tonë në këtë përballje do të jetë baraz me dështim. Prandaj jemi të gatshëm të japim gjithçka nga vetja, për të dalë me tre pikë nga kjo përballje”, thonë njëzëri futbollistët e Dritës. Ekipi duhet të jetë komplet, në përjashtim të Marko Lukiqit dhe Osei Kofit, të ciltë ditë më parë u lanë të lirë nga drejtuesit e skuadrës. Në dy përballjet tjera që luhet në shtunën, Napredoku në Kërçovë përballet me Rabotniçkin, në kërkim të ndërprerjes së serisë së disfatave në pranverë. Ndërkohë në Kratovë, Sileksi përballet me Bregallnicën. Për shkak të angazhimeve të mesjavës të Shkëndijës, Teteksit dhe Vardarit në Kupën e Maqedonisë, përballjet Shkëndija-Metalurgu dhe Teteksi-Vardari janë shtyrë për ditën e martë (07.04.2013).

E shtunë:
16:30 Drita – Pelisteri
16:30 Napredoku – Rabotniçki
16:30 Renova – Horizonti
16:30 Sileksi – Bregallnica
E martë (07.05.2013):
16:30 Shkëndija – Metalurgu
16:30 Teteksi – Vardari

RENOVA DHE DRITA KËRKOJNË FITORE ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *