Home / Sport / Renova pret Bregallnicen, Shkendija Vardarin

Renova pret Bregallnicen, Shkendija Vardarin

Së pari me fillim në orën 13:00 do të përballen Renova – Bregallnica, ndërsa nga ora 16:30 do të zhvillohet derbi i javës ë 30-të Shkëndija – Vardari. Drita e Bogovinës në Kratovë udhëton që të përballet me ekipin e Sileksit

Të mërkurën të gjitha terrenet e Ligës së parë do të zhvillohen ndeshjet e javës së 30 të kampionatit republikan të futbollit. Në Tetovë futboll dashësit të mërkurën kanë rastin të ndjekin dy ndeshje njëra pas tjetrës. Së pari me fillim në orën 13:00 do të përballen Renova – Bregallnica, ndërsa nga ora 16:30 do të zhvillohet derbi i javës ë 30-të Shkëndija – Vardari. Drita e Bogovinës në Kratovë udhëton që të përballet me ekipin e Sileksit dhe në rast të një suksesi eventual mund të ritë shpresat që në tre ndeshjet e fundit të shpëton at që mund të shpëtohet para ti iket balotazhit. Teteksi në Gjorçe Petrov përballet me Pelisterin , ndërsa në Kërçovë Napredoku është nikoqire e Turnovës, Pretendenti për titullin e kampionit Metalurgu ka ndeshje të rëndë në cilësinë vendasit pasi takohet me Rabotniçkin.

Në javën e 30-të takohen:
Renova-Bregallnica,
Shkëndija-Vardari,
Metalurgu-Rabotniçki,
Sileksi-Drita,
Napredoku-Horizonti dhe
Teteksi-Pelisteri.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *