Home / Lajme / Maqedoni / Reshjet e shiut vërshojnë fushën e Tetovës

Reshjet e shiut vërshojnë fushën e Tetovës

8 maj-Nga qendra për menaxhimin me kriza njoftojnë se nuk është paraqitur asnjë dëmtim nga moti i keq në Shkup.Në rajonin e Tetovës janë vërshuar nga uji fusha të punuara dhe të papunuara, që është rezultat i reshjeve të shiut dhe shkrirjes së borës në malin Sharr.

Pjesa perëndimore e Maqedonisë mbrëmë ka qenë më shumë e përfshirë nga reshjet e shiut. Më së shumti shi, 25 litra në një metër katror, ka pasur në Tetovë dhe Pozharanë.

Sipas informacioneve të Drejtorisë për punë hidrometeorologjike, në Mavrovë reshje të shiut ka pasur 23 litra për metër katrorë, në Shkup 13 litra, në Ohër 10 litra dhe në Krushevë 6 litra për metër katrorë.

Nga qendra për menaxhimin me kriza njoftojnë se nuk është paraqitur asnjë dëmtim nga moti i keq në Shkup.

Në rajonin e Tetovës janë vërshuar nga uji fusha të punuara dhe të papunuara, që është rezultat i reshjeve të shiut dhe shkrirjes së borës në malin Sharr.

Nuk ka vërshime të banesave dhe shtëpive. Mot jostabil me reshje të shiut pritet edhe gjatë ditës së sotme, ku temperaturat do të sillen nga 18 deri në 26 gradë celsius

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *