Home / Lajme / Maqedoni / Rexhepi-Jankulloska: Dy të dyshuarit për vrasjen në Smillkovcë as nuk kanë pasur as nuk kanë aplikuar për shtetësinë e Kosovës

Rexhepi-Jankulloska: Dy të dyshuarit për vrasjen në Smillkovcë as nuk kanë pasur as nuk kanë aplikuar për shtetësinë e Kosovës

22 maj-Dy të dyshuarit për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit, të cilët janë arrestuar nga ana e policisë së Kosovës, nuk ka pasur dhe as nuk kanë aplikuar ndonjëherë për shtetësi të Kosovës, deklaroi ministri i punëve të brendshme i Kosovës, Bajram Rexhepi.

Dy të dyshuarit për vrasjen afër Liqenit të Smillkovcit, të cilët janë arrestuar nga ana e policisë së Kosovës as nuk kanë pasur, as nuk kanë aplikuar për marrje të shtetësisë së Kosovës, ka theksuar ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi në takimin e mbrëmshëm dypalësh me ministren e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska në margjinat e Konferencës së ministrave të punëve të brendshme të “Procesit të Bërdos”, që po mbahet në Bërdo afër Kranjës-Republika e Sllovenisë.

Në takim, kumtoi sot MPB-ja, Rexhepi ka theksuar se autoritetet e Kosovës do t’i respektojnë normat ndërkombëtare në rastet e këtilla.

Ministrat Jankulloska dhe Rexhepi kanë biseduar edhe për çështje të tjera me interes dypalësh, ndërsa në drejtim të thellimit të bashkëpunimit të përbashkët që shkon në linjë të sipërme, me ç’rast mes të tjerash është folur edhe për nevojën për hapje të një vendkalimi të ri mes dy shteteve, Stançiq-Bellanoc.

Gjithashtu, ministrja Jankulloska dje kishte takim edhe me kolegun e saj slloven Gregor Virant në të cilën nga pala sllovene edhe një herë është theksuar mbështetja e fuqishme që Sllovania ia jep Republikës së Maqedonisë në rrugën drejt integrimit të plotë në strukturat euroatlantike. Nga pala sllovene lshtë inicuar edhe nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëpunim policor që duhet të paraqetë intensifikim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit të deritanishëm të shkëlqyer mes dy institucioneve.

Ministrja Jankulloska sot u takua me ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Kroaicës, Ranko Ostojiq me ç’rast është nënshkruar Protokoll për bashkëpunim në sezonin e ardhshëm turistik, me ç’rast policët tanë do të dërgohen në rajonin e Splitit dhe të Dalmacisë.

Në sesionin e sotëm të Konferencës, ministrja Jankulloska mbajti fjalim kushtuar liberalizimit të vizave.

Ajo potencoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë ndërmori një sërë masash praktike edhe atë në më shumë drejtime preventive-edukative, legjislative, madje edhe represive, me qëllim të eliminimit rrënjësor të keqpërdorimit të liberalizimit të vizave, respektivisht parandalimit të kërkesave të pabaza për azil të parashtruara nga ana e shtetasve të Maqedonisë në vendet-anëtare të BE/Zonës Shengen, duke prezantuar me këtë rast një pjesë të aktiviteteve dhe rezultateve konkrete në këtë drejtim.

Paralelisht me këtë në kuadër të konferencës ministrore në Bërdo, Jankulloska mori pjesë edhe në mbledhjen e nëntë të Komitetit për bashkëpunim policor të vendeve të EJL-së, e cila këtë vit mbahet nën presidencën e Republikës së Shqipërisë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *