Home / Sport / Riberi: Kam fjetur me trofeun e Champions!

Riberi: Kam fjetur me trofeun e Champions!

Mesfushori i Bajern Mynih, Frank Riberi, ka zbuluar se ka kaluar natën pas fitores së Ligës së Kampioneve ndaj Borusia Dortmund duke fjetur me trofeun e fituar pas suksesit 2-1 në “Uembli”.

Skuadra bavareze ka shkuar në finale në 3 nga 4 edicionet e fundit, por arriti të fitonte trofeun vetëm falë një goli në minutën e 89-të nga Arjen Roben, që e bëri këtë suskes edhe më të jashtëzakonshëm.
“Unë kam qëndruar zgjuar deri në orën 5 a 6 të mëngjesit. Por kur shkova të flija diku para orës 6, mora trofeun me vete. Natën e kaluar, në shtrat kisha gruan time dhe trofeun e Ligës së Kampioneve”, tregoi Riberi para gazetarëve.
Francezi ishte një prej protagonistëve absolutë të këtij suksesi, pasi mori pjesë në aksionet e dy golave të shënuar nga skuadra bavareze në finale.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *