Home / Lajme / Maqedoni / Ristovski: Qëndrojmë fuqishëm në qëndrimin për mbrojtjen e fëmijëve

Ristovski: Qëndrojmë fuqishëm në qëndrimin për mbrojtjen e fëmijëve

Shkup, 15 maj 2013 -Ja unë do të ndihmojë dhe do ta orientoj ta kontrollojnë rastin e vajzës Megan Kanka në SHBA e cila në vitin 1994 është keqpërdor në të gjitha aspektet dhe është vrarë. Ky rast është bazë që shtetin përkatës në SHBA ta sjell ligjin e parë për regjistër të posaçëm të pedofilëve. Më pas këtë rast e shfrytëzojnë një numër i madh i shteteve në SHBA. Kështu që opinioni në Amerikë, ku ka përafërsisht keqpërdorim të madh të fëmijëve dhe publikisht flasin për ta, e bëri hapin revolucionar në drejtim të mbrojtjes të fëmijëve” tha Ristovski.

Republika e Maqedonisë si vend përgjegjës në të cilën para se gjithash është i interesi i fëmijëve do të vazhdojë me implementimin e Ligjit për regjistër të posaçëm të pedofilëve. Qëllimi i tij final ka qenë dhe do të jetë mbrojta e fëmijëve, ndërsa ne do të bëjmë gjithçka në këtë pjesë që t’i mbajmë të gjitha mundësitë për mbrojtjen e fëmijëve dhe sigurimin e fëmijërisë së tyre pa brenga, deklaroi sot ministri i Punës dhe Politikës Social, Spiro Ristovski.

Ai e përsëriti qëndrimin se është i shqetësuar nga fakti që është pranuar iniciativa e pesë pedofilëve, të cilët janë autorë dhe përsëritës potencial të kësaj vepra penale në kushte kur do ta përfundojnë kryerjen e dënimit, diçka që, siç tha, e tregon edhe teorinë edhe praktikën dhe përvojat ndërkombëtare.

Si mbështetje e qëndrimeve të tilla, Ristovski përmendin një rast në Shtetet e Bashkuara të Amerikës para 20 viteve, i cili siç tha, ishte iniciues më i zëshëm për pedofilët, për shpalljen e tyre publike dhe për regjistrin e parë të pedofilëve.

“Me këtë rast do të apeloja që të paktën të ndajmë kohë dhe çdo qytetar të hulumtojë nëpërmjet internetit. Ja unë do të ndihmojë dhe do ta orientoj ta kontrollojnë rastin e vajzës Megan Kanka në SHBA e cila në vitin 1994 është keqpërdor në të gjitha aspektet dhe është vrarë. Ky rast është bazë që shtetin përkatës në SHBA ta sjell ligjin e parë për regjistër të posaçëm të pedofilëve. Më pas këtë rast e shfrytëzojnë një numër i madh i shteteve në SHBA. Kështu që opinioni në Amerikë, ku ka përafërsisht keqpërdorim të madh të fëmijëve dhe publikisht flasin për ta, e bëri hapin revolucionar në drejtim të mbrojtjes të fëmijëve” tha Ristovski.

Ai shtoi se ende nuk e ka marrë arsyetimin nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me vendimin e tyre për pranimin e iniciativës të pesë pedofilëve të cilët vuajnë dënim me burg, për vlerësimin e kushtetutshmërisë të disa rregullave nga Ligji për regjistër të pedofilëve.

Gjykata Kushtetuese javën e kaluar ngritit procedurë për tre anëtarë nga Ligji për regjistër të posaçëm të personave të dënuar me aktgjykim të plotfuqishëm për vepra penale për keqpërdorim seksual të personave të mitur dhe pedofili, i miratuar më vitin 2012.

Inicimi i procedurës është sepse Gjykata vlerëson se neni 5, i paragrafeve 2 dhe 3 nuk është mjat preciz sepse hyn në jetën personale dhe familjare të personave të dënuar dhe anëtarëve të familjes së tij, si dhe në jetën personale dhe familjare të viktimës.

Dilemë paraqitet edhe për atë nëse publikimi në regjistër është bërë menjëherë pas hyrjes në fuqi të aktgjykimit apo pas vuajtjes së dënimit me burg. Në dispozitën nuk parashikohert në cilin moment do të jenë të qasshme për publikun këta të dhëna, si dhe periudhën kohore, gjegjësisht sa kohë do të qëndrojnë ato të dhëna në regjistër.

Sa i përket në tërësi të Ligjit, Gjykata vlerëson se ka bazë kushtetuese për ekzistimin e ligjit të tillë duke pasur parasysh se me nenin 8 nga Konventa për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe liritë themelore, e cila është pjesë e rendit të brendshme të Republikës së Maqedonisë ligjdhënësi mund me ligj të përcaktojë masa për parandalimin e veprave penale dhe për mbrojtjen e shëndetit dhe moralit, por me këtë rast mbahet llogari për jetën personale dhe familjare të qytetarit

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *