Home / Sport / Roben drejt Mançester Sitit pas largimit nga Bajern Mynih

Roben drejt Mançester Sitit pas largimit nga Bajern Mynih

Mançester Siti po bëhet gati të vihet në lëvizje për të siguruar Arjen Roben, mesfushorin e Bajern Mynih që duket se gjatë verës do t’i japë lamtumirën bavarezëve.

Holandezi 29 vjeçar, që kushton rreth 15 milion euro, është viktima e parë e mbërritjes së Pep Guardiolës në klubin bavarez, pasi trajneri spanjoll nuk e sheh atë si pjesë të planeve të tij afatgjata dhe për këtë arsye ka shtyrë klubin të blejë Mario Gëtze.
Loja individuale e mesfushorit dhe dëmtimet e tij të njëpasnjëshme janë dy problemet kryesore që sipas Guardiolës e bëjnë atë të papërshtatshëm për idenë e tij rreth futbollit, ndaj holandezi do të jetë ndër sakrificat e para.
Për Roben interesohet disa klube angleze, por ai do të preferonte një skuadër me ambicie në arenën kombëtare e ndërkombëtare. Megjithatë, Mançester Siti nuk ka ndërmarrë ende asnjë hap, pasi më parë dëshiron të ketë mendimin e trajnerit të ri.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *