Home / Lajme / Maqedoni / Rritet vëllimi i kontrolleve inspektuese të Drejtorisë për mbrojtjen e të dhënave personale

Rritet vëllimi i kontrolleve inspektuese të Drejtorisë për mbrojtjen e të dhënave personale

14 maj-Është rritur edhe vëllimi i kontrollit inspektues nga 368 për dallim nga viti 2011 kur kanë qenë 146, në virin 2010-117. Potencojmë se roli parandalues i mbikëqyrjes inspektuese te ne jep rezultate të shkëlqyeshme sepse implementimi i rregullave, veçanërisht në sektorin publik i ka dhënë rezultatet e dëshiruara”, deklaroi Gjeogjievksi.

Vitin e kaluar Drejtoria për Mbrojtjen e të Dhënave Personale e ka rritur vëllimin e mbikëqyrjes inspektuese. Janë bërë 368 kontrolle inspektuese, në krahasim me vitin 2011 kur janë kryer vetëm 146, theksoi sot drejtori Dimitar Gjorgjievski para deputetëve duke e prezantuar Raportin vjetori për punën e Drejtorisë për mbrojtjen e të dhënave personale për vitin 2012.

Nga gjithsej numri i kontrolleve inspektuese 273 kanë qenë të jashtëzakonshme, ndërsa 95 të rregullta.

“Shtylla kryesore e Drejtorisë është kontrolli inspektues, i cili jep kontroll në punën e inspektorëve në ndjekjen dhe implementimin e rregullave për të dhënat personale. Është rritur edhe vëllimi i kontrollit inspektues nga 368 për dallim nga viti 2011 kur kanë qenë 146, në virin 2010-117. Potencojmë se roli parandalues i mbikëqyrjes inspektuese te ne jep rezultate të shkëlqyeshme sepse implementimi i rregullave, veçanërisht në sektorin publik i ka dhënë rezultatet e dëshiruara”, deklaroi Gjeogjievksi.

Edhe pse Drejtoria ka vetëm 24 të punësuar, siç tha ai, ka për qindje më të madhe të shfrytëzimit të fondeve të BE-së.

Përveç Raportit vjetor për punën e Drejtorisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2012, Kuvendi i miratoi edhe raportet vjetore për punën e Këshillit të prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë për vitin 2012, të Komisionit shtetëror për ankesa sipas furnizimeve publike për vitin 2012 dhe të agjencisë për posta për vitin 2012.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *