Home / Sport / Santosi vendos të refuzojë ofertën e Barcelonës

Santosi vendos të refuzojë ofertën e Barcelonës

Duket se transferimi i Neimar drejt Barcelonës do të zgjatë shumë dhe do të kthehet në një nga temat më të diskutueshme të verës. Shkak për këtë bëhen pretendimet e larta të Santos për shitjen e lojtarit, duke parë se edhe katalanasit e kanë me ngut dhe dëshirojnë të zgjidhin sa më shpejt situatën e tij.

Bordi drejtues dje ka refuzuar ofertën që kishte bërë Barcelona, një shumë prej 20 milion eurosh për 55% të kartonit të futbollistit, ndërsa pjesa tjetër prej 45% i përket dy grupeve private investimi.
Me sa është mësuar nga mediat spanjolle, pretendimet e klubit brazilian janë që të fitojë të paktën 30 milion euro nga shitja e futbollistit, me një shumë prej rreth 20 milion eurosh të tjera që do i shkojë këtij grupi investimi.
Në këtë mënyrë, vlera e Niemar në total do të ishte 50 milion euro. Për më tepër, klubi brazilian u ka bërë të qartë katalanasve se kjo është shifra që Real Madrid është gati të shpenzojë që nesër për të siguruar futbollistin, nëse katalanasit vendosin të tërhiqen nga gara.
Hapi i radhës i Barcelonës për të bindur Santos për shitjen e futbollistit është të negociojë zhvillimin e dy miqësoreve në Brazil gjatë periudhës kur kampionati spanjoll është pushim, mundësisht në fazën përgatitore. Me të ardhurat nga këto ndeshje, Santos mund të sigurojë rreth 5 milion euro të tjera.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *