Home / Lajme / Maqedoni / Saraçini e Sela premtojnë Strugë atraktive për turistët

Saraçini e Sela premtojnë Strugë atraktive për turistët

Strugë, 05 Maj – Ministri i Ekonomisë Valon Saraçini ka premtuar mbështetjen e qeverisë për zhvillimin e turizmit në Strugë. Ai sot zhvilloi një vizitë pune në këtë qytet, ku është takuar me kryetarin e Strugës Ziadin Sela dhe me përfaqësues të sektorit të turizmit, hotelierë, operatorë turistik dhe pronarë agjencisë turistike.

Ministri Saraçini dhe kryetari i ri i Komunës së Strugës Ziadin Sela kanë shqyrtuar mundësitë për bashkëpunim, me qëllim të avancimit të kushteve për turizëm në Strugë, dhe promovimin e saj si destinacion tërheqës turistik.

“I premtova kryetarit të ri të komunës së do të ketë përkrahjen e ministrisë së ekonomisë në realizimin e projekteve të cilët janë të planifikuara në programin e kryetarit të komunës. Qëllimi jonë i përbashkët është që të intensifikohet sa më tepër bashkëpunimi në mes të ministrisë, punonjësve të turizmit, pronarëve të agjencive turistike, kryetarit të komunës dhe të gjitha palëve të involvuara në këtë proces. Besojmë se në një të ardhme sa më të shpejtë kjo të rezultojë me përmirësimin e ofertës turistike në Strugë”, tha Valon Saraçini, ministër i ekonomisë.

Në takimin e ministrit Saraçini me kryetarin e komunës Ziadin Sela është biseduar edhe për hapjen e një linje turistike Strugë-Pogradec-Ohër. Për realizimin e këtij projekti është shqyrtuar mundësia e ndërtimit të një porti në Strugë, i cili do ti shërbente kësaj linje turistike.

“Me ministrin biseduam rreth projekteve në interes për qytetarët dhe komunën e Strugës. E informova që para dy ditësh kam kërkuar si kryetar komune, që ashtu si në Ohër dhe Shkup, nga Qeveria të lëshohet një autobus dykatësh i hapur që do të shërbejë për turret e turistëve në Strugë. Gjithashtu biseduam edhe për rregullimin e kaosit urbanistik në Strugë. Me shumë interes, dhe që kërkon një zgjidhje imediate, biseduam edhe për mundësinë e hapjes së linjës turistike ujore Strugë-Pogradec-Ohër”, deklaroi Ziadin Sela, kryetar i komunës së Strugës.

Nga ministri i ekonomisë dhe kryetarit të komunës, punëtorët e turizmit në Strugë kërkuan higjienë më të mirë në qytet, rregullimin e plazheve dhe objekteve rreth liqenit, si dhe kontribut për rritej e vetëdijes së qytetarëve për mbajtjen e higjienës në qytet.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *