Home / Lajme / Maqedoni / Seanca të pesë komisioneve kuvendore

Seanca të pesë komisioneve kuvendore

20 maj-Komisioni për mundësi të barabarta të grave dhe burrave do ta shqyrtojë Propozim-ligjin për mbrojtje nga shqetësimi në vendin e punës, në leximin e parë, ndërsa Komisioni për arsim, shkencë dhe sport do të debatojë për Propozim-ligjin për veprimtari inovative, i cili gjithashtu është në leximin e dytë.

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë pesë komisione kuvendore.

Komisioni për mundësi të barabarta të grave dhe burrave do ta shqyrtojë Propozim-ligjin për mbrojtje nga shqetësimi në vendin e punës, në leximin e parë, ndërsa Komisioni për arsim, shkencë dhe sport do të debatojë për Propozim-ligjin për veprimtari inovative, i cili gjithashtu është në leximin e dytë.

Në rendin e ditës të Komisionit për financim dhe buxhet është Propozim ligji për plotësimin e Ligjit për tatim të fitimit, si dhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për regjistrimin e pagesave të gatshme, të dy në leximin e dytë.

Anëtarët e Komisionit për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave do të diskutojnë për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për tokë ndërtimore dhe të Ligjit për pyjet, të dy në leximin e dytë.

Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive do të debatojë për Propozim-ligjin për grumbullimin dhe këmbimin e dëshmive dhe të dhënave sipas pozitës zyrtare, në leximin e dytë, ndërsa rendi i ditës është i plotësuar me Raportin vjetor për punën e Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit për vitin 2012

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *