Home / Lajme / Maqedoni / Serbët djegin flamurin e Kosovës dhe të BE-së

Serbët djegin flamurin e Kosovës dhe të BE-së

21 Maj – Simpatizantë të Partisë Radikale Serbe kanë djegur përpara presidencës në Beograd flamurin e BE-së dhe të Kosovës.

Kjo sipas medieve serbe, në shenjë proteste ndaj vizitës së ministrit gjerman të Punëve të Jashtme, Guido Vestervele.

“Ne jemi sot këtu që të porosisim se Serbia kurrë nuk do të heq dorë nga Kosova, pavarësisht se tani po ua pastroni trurin qytetarëve të Serbisë”,- ka thënë zv/ kryetari i SRS-së, Nemanja Saroviç.

Më tej ai shtoi se edhe sikur Serbia të pranojë formalisht pavarësinë e Kosovës, kjo nuk do ta ndryshonte qëndrimin e armiqve të Serbisë, Gjermanisë dhe ShBA-të. Para dy ditësh ministri i Punëve të Jashtme gjermane, zhvilloi një vizitë zyrtare në Beograd, ku u takua me krerët më të lartë të shtetit serb, dhe u bëri thirrje të zbatojnë marrëveshjen e nënshkruar me Kosovën.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *