Home / Lajme / Maqedoni / SHBA: Diaspora Maqedonase refuzon Ahmetin

SHBA: Diaspora Maqedonase refuzon Ahmetin

2 maj-OMD përmes një komunikate ka përgënjeshtruar informacionin se kjo organizatë do të zhvillojë takim me Ahmetin dhe delegacionin e lartë të BDI-së, që do të nis një turne vizite në disa shtete të Amerikës.

Diaspora e Bashkuar Maqedonase (OMD) në SHBA ka paralajmëruar se nuk do të takohet me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti gjatë vizitës së këtij të fundit nga java e ardhshme në SHBA.

OMD përmes një komunikate ka përgënjeshtruar informacionin se kjo organizatë do të zhvillojë takim me Ahmetin dhe delegacionin e lartë të BDI-së, që do të nis një turne vizite në disa shtete të Amerikës.

“Çdo bisedë me Ahmetin do të komentohej si mbështetje të qëllimeve të tij për presione ndaj popullit maqedonas dhe për një zgjidhje të shpejt të emrit. Andaj ne kategorikisht refuzojmë takim me Ahmetin”, theksoi OMD, duke shtuar se nuk është në interes të tyre për të biseduar dhe takuar politikanë që e kaluara e tyre e errët ekstreme ka lënë gjurmë të thella dhe pasoja negative në Maqedoni. (INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *