Home / Sport / Sheiku i PSZH: I thashë jo Realit për Ançelotin!

Sheiku i PSZH: I thashë jo Realit për Ançelotin!

Real Madrid i ka kërkuar PSZH-së të drejtën të fillojë negociatat me Karlo Ançelotin, por parisienët e kanë refuzuar këtë mundësi pasi shpresojnë të mbajnë përsëri trajnerin italian. Këtë fakt e ka pranuar vetë presidenti i kësaj skuadre, sheiku Naser Al Khelaifi, i cili ka zbuluar se ai dëshiron me çdo kusht të mbajë Ançelotin në drejtimin e ekipit të paktën edhe për vitin e ardhshëm.

“Real Madrid na kontaktoi por iu përgjigjëm se trajneri ka edhe një tjetër vit kontratë dhe kërkojmë që të respektohemi nga klubet e tjera”, deklaroi ai për “L’Equipe”.
“Ne duam të mbajmë Karlon, të gjithë këtu e duan. E kam mbështetur që kur ka ardhur këtu dhe do të vazhdoj ta bëj derisa të qëndrojë me ne. Nëse largohet, ky do të jetë një problem i madh për ne”, konfirmoi ai.
“Disa ditë më parë u kontaktuam nga drejtori i përgjithshëm i Real Madrid, Hose Angel Sançez, i cili kërkoi informacione mbi Karlo Ançelotin. Iu përgjigja se është ende nën kontratë me ne dhe se PSZH meriton respekt, edhe pse nuk është një klub me të njëjtën famë si Real Madrid. Më pas ai më kërkoi falje, duke pretenduar se mendonte që trajneri ishte në fundin e kontratës së tij”, shpjegoi sheiku.
“PSZH dëshiron të mbajë Karlon, më pëlqen pasi atë e duan lojtarët dhe tifozët. Jam optimist rreth një përfundimi pozitiv të diskutimeve me të”, përfundoi presidenti i PSZH duke bërë të qartë se dëshiron të mbajë trajnerin italian.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *