Home / Lajme / Maqedoni / “Shën Kirili dhe Metodi”, festë në Shkup dhe Sofje

“Shën Kirili dhe Metodi”, festë në Shkup dhe Sofje

24 maj-
Festa e tillë shënohet edhe në Bullgari, me ç`rast bullgarët tradicionalisht kanë shënuar këtë datë, duke njohur dy iluministët si pishëtar të origjinës dhe traditës kulturore dhe letrare bullgare.

Në Maqedoni sot është ditë feste shtetërore me ç`rast shënohet 24 maji – Dita e shenjtëtorëve dhe mësuesve mbarësllavë dhe të ashtuquajtur maqedonas “Vëllezërit Kirili dhe Metodi”.

Festa e tillë shënohet edhe në Bullgari, me ç`rast bullgarët tradicionalisht kanë shënuar këtë datë, duke njohur dy iluministët si pishëtar të origjinës dhe traditës kulturore dhe letrare bullgare.

Kjo datë dhe emri i dy shenjëtorëve mbarësllavë ka nxitur disa herë reagime dhe kontradikta midis Shkupit dhe Sofjes.

Autoritetet bullgare kanë theksuar se Shkupi ka përvetësuar dhe vjedhur këtë datë historike dhe këto personalitete që i takojnë lashtësisë bullgare.

Këto dy predikues janë të rëndësishëm për popujt sllavë. Ata janë të lindur në Selanik në shekullin e 9, në një familje bizantine. Shën Kirili para se të bëhet klerik mbante emrin Konstatin dhe se ai kishte kaluar të gjitha shkallët e përsosshmërisë së shkencës dhe fesë. Vëllai i tij Metodi disa vite ka qenë drejtues kishe në rajonin e Strumicës së sotme në Maqedoninë Lindore. Për sllavët ata janë të rëndësishëm jo vetëm se krijuan alfabetin e tyre, por edhe për ngritjen e fesë ortodokse

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *