Home / Lajme / Maqedoni / Shënim i Ditës së policisë ( VIDEO )

Shënim i Ditës së policisë ( VIDEO )

7 Maj – Në kuadër të shënimit të 7 Majit, mes tjerash, delegacione të MPB-së tradicionalisht do t’i vizitojnë Shtëpinë për fëmijë pa prindër “11 Tetori” në Shkup dhe Shtëpinë për foshnje dhe fëmijë të vegjël në Manastir dhe do t’u ndajnë dhurata.

Me disa aktivitete sot në Maqedoni do të shënohet 7 Maji – Dita e policisë dhe sigurisë dhe Dita e batalionit të policisë ushtarake.

Në solemnitetin që do të mbahet në MPB, një delegacion i udhëhequr nga ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska, do të vendos lule para përmendores së pjesëtarëve të ndjerë të policisë.

Në kuadër të shënimit të 7 Majit, mes tjerash, delegacione të MPB-së tradicionalisht do t’i vizitojnë Shtëpinë për fëmijë pa prindër “11 Tetori” në Shkup dhe Shtëpinë për foshnje dhe fëmijë të vegjël në Manastir dhe do t’u ndajnë dhurata.

Në solemnitetin që do të mbahet në kazermën e Shkupit “Ilinden” do të marrin pjesë shefi i SHM të ARM-së gjeneral-major Goranço Kotevski, sekretari shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes Sasho Stefanovski dhe mysafirë tjerë nga MM dhe SHM e ARM-së.

JANKULLOVSKA: QYTETARËT GJITHNJË E MË SHUMË I BESOJNË POLICISË ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *