Home / Sport / Shkëndija dhe Teteksti kërkojnë Kupën

Shkëndija dhe Teteksti kërkojnë Kupën

“Njihemi shumë mirë me lojtarët e Teteksit dhe kemi një respekt të madh për ata, sepse jemi shokë mes vete. Presim një lojë shumë të fortë në terren, si dhe korrektësi në tribunat e stadiumit. Dëshirojmë ta fitojmë Kupën e Maqedonisë, pasi më herët kemi fituar kampionatin dhe superkupën, por ky trofe na mungon në vitrinat e klubit. Ky trofe për ne dhe ‘Ballistët’ ka mbetur si pikë në zemër, prandaj dëshirojmë ta fitojmë. Në fund të fundit le të fitojë më i miri, por shpresoj të jemi ne ata që do të gëzohemi në fund”, tha kapiteni i Shkëndijës, Muhamed Useini.

Ka mbetur vetëm edhe një ditë deri te finalja e Kupës së Maqedonisë, përmes dy skuadrave tetovare, Shkëndisë dhe Teteksit. Të dyja ekipet do të kërkojnë këtë trofe që do ti garantojë fituesit dalje në Evropë, për të garuar në Liga Europa. Për ekipin e Shkëndisë kjo do të jetë finalja e dytë në Kupën e Maqedonisë, pas disfatës së dhimbshme në vitin 2006 përballë Makedonija GJ.P. Ndërkaq, kundërshtarin i “kuqezinjve”, Teteksi do të merr pjesë për herë të tretë në kupën e Maqedonisë, por të cilët nuk kanë arritur që në dy finalet e mëparshme të fitojnë këtë trofe. “Njihemi shumë mirë me lojtarët e Teteksit dhe kemi një respekt të madh për ata, sepse jemi shokë mes vete. Presim një lojë shumë të fortë në terren, si dhe korrektësi në tribunat e stadiumit. Dëshirojmë ta fitojmë Kupën e Maqedonisë, pasi më herët kemi fituar kampionatin dhe superkupën, por ky trofe na mungon në vitrinat e klubit. Ky trofe për ne dhe ‘Ballistët’ ka mbetur si pikë në zemër, prandaj dëshirojmë ta fitojmë. Në fund të fundit le të fitojë më i miri, por shpresoj të jemi ne ata që do të gëzohemi në fund”, tha kapiteni i Shkëndijës, Muhamed Useini. Nga tabori i Teteksit e pranojnë se ekipi i Shkëndisë është favorit në këtë finale. “Kemi një respekt të madh për Shkëndijën. Ata në skuadër kanë lojtar të fortë si Ejupi, Berisha, Polozhani dhe Useini. Duhet patjetër ata ti ndalojmë për të shpresuar në një triumf. Për mua do të jetë një ndeshje e rëndësishme, pasi deri më tani nuk kam mundur ta fitoj këtë trofe. Shpresoj se tani do të jetë momenti që ti gëzohem kupës së Maqedonisë”, tha zëvendës kapiteni i Teteksit, Filip Despotovski. Të dy trajnerët, Artim Shaqiri dhe Gorazd Mihaljlov nuk do të kenë probleme të mëdha për formacionin në ndeshjen finale të kupës. Te ekipi i Shkëndisë do të mungojë vetëm një lojtar, Shabani. “Do të kemi vetëm një lojtar që nuk do të luaj në finale, ai është Shabani i cili më parë pësoi dëmtim. Por për ne nuk do të jetë shumë problem pasi kemi lojtar të cilët mund ta plotësojnë pozitën e tij”, tha Artim Shaqiri. Ndërkaq, në taborin e Teteksit nuk kanë probleme me lëndime dhe lojtar të pezulluar, me përjashtim të Karçevit dhe Lazarovski të cilët një kohë të gjatë mungojnë në skuadrës. Finalja për kupën e Maqedonisë do të luhet të mërkurën në mbrëmje me fillim prej 20:30 në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup.

Finalistët apelojnë për përkrahje korrekte

Nga të dyja taborët kanë apeluar tifozët e tyre për tifozëri ferr në tribunat e stadiumit. Të dyja palët thanë se kanë marrë premtimet nga tifo grupet e tyre “Ballistët” dhe “Vojvodët”, se në finalen e Kupës së Maqedonisë nuk do të ketë fyerje në baza nacionale. Ndërkaq, nga kryesia e Shkëndisë janë të njoftuar se në tribunë do të ketë rreth 3 mijë tifozë “Ballistë”, ndërsa kundërshtarin e “kuqezinjve do të mbështesin diku 1 mijë tifoz, dhe atë 500 do të jenë nga tifo grupi “Vojvodët”, dhe 500 “Komitet”. Tifo grupit “Ballistëve” pritet që në finalen e Kupës së Maqedonisë ti bashkëngjiten edhe tifo grupi “Shvercerat” nga Shkupi.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *