Home / Sport / Shkëndija ndali Metalurgun, fiton Vardari

Shkëndija ndali Metalurgun, fiton Vardari

“Ishte një paraqitje heroike e gjithë skuadrës, që luftoi maksimalisht në këtë përballje. Luajtëm sikur të bëhej fjalë për ndeshje vendimtare për ne dhe përkundër barazimit na gëzon loja që treguam. Bëmë shumë shanse, luajtëm mirë në teren dhe kreativiteti që kishim na bën optimistë se forma jonë shkon në ngritje e sipër. Për më shumë ishte kënaqësi të shohësh publikun tonë të kënaqur pas ndeshjes edhe pse ndoshta u desht të fitojmë takimin”, deklaroi pas ndeshjes, portieri i Shkëndijës, Hadis Velii.

Me dy duelet e zhvilluara ditën e martë, është kompletuar java e 28-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoni. Skuadra e Shkëndijës vazhdon me serinë pozitive, duke ndalur në barazim1:1 Metalurgun e Shkupit, duke larguar në një mënyrë shkupjanët nga lufta për titullin e kampionit. Pas kualifikimin në finalen e Kupës së Maqedonisë, futbollistët e Shkëndijës si që kishin paralajmëruar hynë në lojë pa kalkulime dhe tentonin të zhvillojnë lojën e tyre. Vendasit kishin iniciativë të lehtë në teren, mirëpo ishin mysafirët ata që sollën golin e epërsisë. Zhvillohej minuta e 8-të e takimit, kur pas harkimit nga këndi, mbrojtësi Dragoviç realizon për avantazh të Metalurgut. Shkëndija nuk u demoralizua pas golit të pranuar dhe vendosi dominimnë teren, duke krijuar futboll shumë të bukur për sy,me pasimetë sakta, fantazi në kombinime dhe si rrjedhojë shumë raste për të shënuar. Ejupi humbi dy mundësi të mira, Shabani gjithashtu kishte dy raste shënimi, goditja e Taipit u ndal nga portieri mysafir, ndërsa në momentin e depërtimit të Rexhepit, arbitri Shulevski mundej dhe duhej patjetër të tregojë penalti për Shkëndijën dhe karton të kuq për mbrojtësin e Metalurgut, meqenëse ky i fundit startoi prej pas shpinës së mesfushorit ‘kuqezi’. Pak më vonë Rexhepi sjell tjetër depërtim, mirëpo topi kaloi paralel me vijën e portës. Pjesa e parë u zhvillua me një tempo dhe intenzitet të jashtëzakonshëm, që në njëfar mënyre raskapiti futbollistët e të dyja palëve. Në fraksionin e dytë përsëri vendasit ishin ekipi që dominonte dhe krijonte raste dhe në kushte të këtilla ishte vetëm çështje kohe, momenti që do të sillte golin e barazimit. Ishte minuta e 52-të kur Shabani ndalet para zonës, ndërsa goditjen e dënimit në mënyrë të përkryer e egzekuton Gjelbrim Taipi, për barazim të rezultatit në 1:1. Shkëndija tentoi të rrikthejë rezultatin dhe kishte disa mundësi të mirë, ndërsa në anën tjetër u kanos edhe Metalurgu. Arbitri Shulevski kishte kriterium të dyfishtë kur në përsëri nuk dha penalti për Shkëndijën, kur Bunjamin Shabani u ndal në mënyrë të parregullt në zonë, ndërsa në anën tjetër një intervenim i Berishës me gjoks karakterizohet si penalti. Stevanoviq godet nga pika e bardhë duke pretenduar të shënojë golin e fitores për miqtë, mirëpo ambiciet e Metalurgut në luftën për titullin e kampionit morën goditje të fortë nga portieri i Shkëndijës, Hadis Velii, i cili kapi ‘të gjallë’ goditjen nga pika e bardhë. Deri në fund nuk pati ndryshim në rezultat, kështu që skuadrat u ndanë me barazimin1:1. “Ishte një paraqitje heroike e gjithë skuadrës, që luftoi maksimalisht në këtë përballje. Luajtëm sikur të bëhej fjalë për ndeshje vendimtare për ne dhe përkundër barazimit na gëzon loja që treguam. Bëmë shumë shanse, luajtëm mirë në teren dhe kreativiteti që kishim na bën optimistë se forma jonë shkon në ngritje e sipër. Për më shumë ishte kënaqësi të shohësh publikun tonë të kënaqur pas ndeshjes edhe pse ndoshta u desht të fitojmë takimin”, deklaroi pas ndeshjes, portieri i Shkëndijës, Hadis Velii. Në ndeshjen tjetër, Vardari ka mundur Teteksin me rezultat 3:0, me dy gola të Kostovskit dhe një të Cikarskit. Pas kompletimit të xhiros së 28-të, Horizonti është i pari me 56-të pikë, para Vardarit me 55, ndërsa ngec Metalurgu që tani ka 52 pikë. Shkëndija me 43 pikë është në pozitën e 4.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *