Home / Sport / Shkëndija-Teteks të dielën pa Ballistët dhe Vojvodët (VIDEO)

Shkëndija-Teteks të dielën pa Ballistët dhe Vojvodët (VIDEO)

23 Maj – Finalja e edicionit të 21 të Kupës së Maqedonisë, mes Shkëndisë dhe Teteksit, është përcaktuar për ditën e diel me fillim në ora 20:00. Kjo ndeshje do të luhet pa prezencën e publikut.

Finalja e edicionit të 21 të Kupës së Maqedonisë, mes Shkëndisë dhe Teteksit, është përcaktuar për ditën e diel me fillim në ora 20:00. Kjo ndeshje do të luhet pa prezencën e publikut. Ndryshe kjo finale , për shkak të fyerjeve në baza nacionale mbrëmë nuk e priti fundin e saj, ndërsa Komisioni për gara pranë FFM-së, sot morri vendimin që ajo të luhet të dielën po në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup.
Pas gjithë atyre fyerjeve të fansave perballja Shkëndija – Teteksi, e cila luhej ne kuadër të finales se 21-t, të Kupës së Maqedonisë nuk e priti fundit e saj.Zyrtarët e FFM-së, për shkaqe sigurie pas dy ndërprerjeve të përkohshme, morën vendimin që kjo finale të ndërpritet. Vendimi për ditën e zhvillimit të kësaj finale mes dy skuadrave tetovare, do të merret deri në orët e vona të kësaj mbrëmje.

FINALJA E KUPËS TË DIELËN, PA PUBLIK ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *