Home / Lajme / Maqedoni / Shmanget fatkeqësia mbi hapësirën e Maqedonisë

Shmanget fatkeqësia mbi hapësirën e Maqedonisë

18 maj-
Sipas njoftimeve nga burime pranë Drejtorisë së Fluturimeve Civile, aksidenti fatal është shmangur më 7 maj, midis dy aeroplanëve “easy Jet” dhe “Shamrok Airlines”, të cilët ishin shumë pranë njëri tjetërit në një distancë prej vetëm 800 metrave, mirëpo falë aparaturave që kanë sinjalizuar rrezikun dhe afërsinë e aeroplanëve, është shmangur menjëherë aksidenti.

Dy javë me parë është shmangur përplasja e dy aeroplanëve me udhëtarë mbi qiellin e Maqedonisë.

Sipas njoftimeve nga burime pranë Drejtorisë së Fluturimeve Civile, aksidenti fatal është shmangur më 7 maj, midis dy aeroplanëve “easy Jet” dhe “Shamrok Airlines”, të cilët ishin shumë pranë njëri tjetërit në një distancë prej vetëm 800 metrave, mirëpo falë aparaturave që kanë sinjalizuar rrezikun dhe afërsinë e aeroplanëve, është shmangur menjëherë aksidenti.

Kjo distancë është vlerësuar shumë kritike dhe se ka mundur të ndodhë fatkeqësi e rëndë ajrore.

Ngjarja ka ndodhur midis hapësirës ajrore Kërçovë – Prilep. Agjencia për fluturime civile ka bërë të ditur se inspektorët e tyre po hetojnë rastin.

Pilotët kanë deklaruar se kishin marrë instruksionet për të mos ndryshuar vijën e fluturimit. Dyja kompanitë kanë kërkuar nga “Eurokontroll” që të nisen hetimet. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *