Home / Lajme / Rajon / Shqipëria e vazhdon përkrahjen për integrimin euroatlantik të Maqedonisë

Shqipëria e vazhdon përkrahjen për integrimin euroatlantik të Maqedonisë

Tiranë, 14 maj 2013-“Duhet edhe më tej me përpjekje të përbashkëta të vazhdojmë të jemi pjesë nga angazhimet për gjetjen dhe promovimin e paqes dhe demokracisë në rajon dhe në botë, aty ku ne marrim pjesë”, tha ministri Xhaferi.

Vazhdon përkrahja e fuqishme për Republikën e Maqedonisë në përpjekjet e saj për anëtarësim në institucionet euroatlantike për ku i ka plotësuar të gjitha kriteret e parapara me aktet edhe ë NATO-s edhe të BE-së. Kjo është porosia e përbashkët nga kreu shtetëror i Republikës së Shqipërisë që është shprehur në takimet të cilat sot i ka pasur ministri i Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi në Tiranë me presidentin Bujar Nishani, kryetaren e Kuvendit Xhozefina Topali, kryeministrin Sali Berisha dhe me ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami.

“I përkrahin përpjekjet tona për gjetjen e qëndrueshme dhe të pranueshme të zgjidhjes për emrin me fqiun jugor”, deklaroi ministri Xhaferi pas takimit me kryeministrin Berisha.

I përbashkët, njofton korrespodentja e MIA-s, është edhe përcaktimi që të vazhdojë edhe bashkëpunimi në projekte bilaterale, rajonale dhe më gjerë mes ministrive të mbrojtjes dhe armatave të të dy vendeve.

“Duhet edhe më tej me përpjekje të përbashkëta të vazhdojmë të jemi pjesë nga angazhimet për gjetjen dhe promovimin e paqes dhe demokracisë në rajon dhe në botë, aty ku ne marrim pjesë”, tha ministri Xhaferi.

Në takimin me ministrin e Mbrojtjes Imami u bisedua edhe për gjetjen e zgjidhjeve të mundshme për pjesëmarrje të përbashkët në nënmisionin ISAF 2014. Pjesëmarrja e tillë e mëtrejshme në misione, u pajtuan Xhaferi dhe Imami, mes tjerasgh do të kontribuojë për zvogëlimin e harxhimeve për pjesëmarrje në misione jashtë shteteve tona. Bashkëpunimi bilateral mes dy ministrive të mbrojtjes dhe armatave do të thellohet edhe përmes këmbimit të përvojave, stërvitjeve dhe edukimeve si në poligonin “Krivollak” dhe qendrave për komunikime dhe për stërvitje të pilotëve në Maqedoni, ashtu edhe në Tiranë në Komandën për stërvitje dhe doktrina.

Ministrat e mbrojtjes të Maqedonisë dhe të Shqipërisë kanë shfaqur shpresë se së shpejti do të realizohet edhe projekti për kontroll ajror. Është hapur edhe mundësia për formimin e trupit koordinativ rajonal për ballafaqim me katastroga natyrore që të mundësohet reagim më i shpejtë dhe më cilësor nga ana e kapaciteteve ekzistuese.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *