Home / Sport / Shqipëria ngjitet edhe më lartë në ranglistën botërore

Shqipëria ngjitet edhe më lartë në ranglistën botërore

Kombëtarja shqiptare ka arritur një ngritje rekorde në ranglistën botërore FIFA/Cola-Cola World Rangking. Shqipëria tani është në pozitën e 43-të me 640 pikë.

Muaj më parë kombëtarja jonë u ngrit në pozitën e 48-të që ishte ngritja më e lartë në historinë e futbollit tonë.

Ndërsa, sot me 9 maj, kur u publikua lista e re e FIFA-s, u vërejt një ngritje prej pesë pozitave. Kjo tani është arritja më e madhe e futbollit shqiptar dhe në këtë sigurisht se ka ndikuar ndeshjet e fundit të shkëlqyeshme të kombëtares kuqezi.

Top 10-shi nuk ka pësuar ndryshime, Spanja vazhdon të jetë e para me 1538 pikë, Gjermania e dyta me 1428 pikë, Argjentina e treta me 1296.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *