Home / Sport / Shtohet misteri mbi të ardhmen e Neimar

Shtohet misteri mbi të ardhmen e Neimar

E ardhmja e yllit të Santos, Neimar, tashmë duket sikur është përfshirë nga një kaos i mirëfilltë, pasi nuk është e qartë se çfarë do të bëjë lojtari brazilian. Deklaratat rreth të ardhmes së tij janë shumë kontradiktore, ndërsa e vetmja gjë e sigurt që dihet për momentin është se Barcelona ka filluar ofensivën për të siguruar shërbimet e tij.

Babai i lojtarit ka deklaruar sot se djali i tij po planifikon të qëndrojë në Brazil deri në vitin 2014, pas përfundimit të Botërorit, ashtu siç kishte thënë më parë.
“Pozicioni ynë është ai i qëndrimit deri në fund të kontratës. Me sa dimë ne, Santos nuk është përfshirë në negociata për shitur Neimar. Nëse Santos dëshiron, atëherë unë mund të flas me djalin tim dhe ta pyes nëse do me të vërtetë të largohet. Kemi bërë disa plane për Neimar që të qëndrojmë këtu deri në vitin 2014. Nëse këto plane ndryshojnë, ne duhet ta dimë para të tjerëve”, tha ai.
“Barcelona po pret për Neimar, por në vitin 2014. Eekziston një projekt për të parë se si do të përshtatet ai aty. Ata kanë vendosur njerëz përkrah Neimar për të parë se si do të punonte ai në klub. Por edhe Real Madrid po bën të njëjtën gjë, në të njëjtën mënyrë”, ishin deklaratat e lëshuara nga babai i lojtarit.
Ndërkohë, zëvendëspresidenti i Santos, Odilio Rodriguez, ka bërë të qartë se sipas tij nuk ekziston asnjë marrëveshje me Barcelonën.
“Nuk do të isha aq budalla sa të flisja për çmim rreth një marrëveshje që nuk ekziston. Kam qenë në Spanjë, por vetëm për të festuar ditëlindjen time. Është e vërtetë që kam folur me presidentin e Barcelonës, Rosell, kur isha atje. Ata më thanë për interesimin tyre për Neimar dhe unë u thashë se duhen bërë negociata”, shpjegoi Rodriguez.
Për të shtuar më shumë kaosin rreth kësaj teme, ka menduar trajneri Tito Vilanova, i cili në konferencën e djeshme për shtyp la të kuptohet se këto negociata ekzistojnë.
“Nuk e di se si po vazhdojnë ato dhe në çfarë pike janë, por klubi nuk e ka të nevojshme të më informojë mua. Unë e njoh Neimar prej 2-3 vitesh tashmë. Ai është një lojtar i mirë dhe çdokush do të dëshironte ta kishte në skuadrën e tij”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *