Home / Lajme / Maqedoni / Shtrenjtohet Eurosuper 98, derivatet tjera mbeten të pandryshuara

Shtrenjtohet Eurosuper 98, derivatet tjera mbeten të pandryshuara

7 maj-Çmimi mesatar i naftës së papërpunuar në tregun botëror në periudhën e fundit 14 ditore ka arritur 101,066 dollarë për barel dhe është për 0,39 për qind më i lartë nga çmimi mesatar i naftës së papërpunuar pa së cilës janë formuar çmimet vijuese të derivateve të naftës.

Për gjysmë denari rritet çmimi me pakicë i Eurosuper BS-98. Çmimet me pakicë të Eurosuper BS-95 dhe dizeli mbeten të pandryshuara, ka vendosur Komisioni Rregulator për Energjetikë.

Çmimi i ri i Eurosuper BS-98 do të kushtojë 80 denarë për një litër. Sipas vendimit të KRRE-së rritet çmimi i mazutit që do të kushtojë 40,8 denarë për një kilogram.

Çmimi mesatar i naftës së papërpunuar në tregun botëror në periudhën e fundit 14 ditore ka arritur 101,066 dollarë për barel dhe është për 0,39 për qind më i lartë nga çmimi mesatar i naftës së papërpunuar pa së cilës janë formuar çmimet vijuese të derivateve të naftës.

Kursi i denarit në krahasim të dollarit në periudhën 14 ditore ka arritur 47,25 denarë për dollar dhe është për 0.18 për qind më i lartë nga kursi i dollarit sipas të cilit janë formuar çmimet.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me periudhën e fundit 14 ditore shënojnë ulje te benzina në mesatare për rreth 0,47 për qind ose për 4,325 dollarë për një ton, te dizeli ulje në mesatare për rreth 0,75 për qind ose 6,30 dollarë për një ton dhe te mazuti rritje në mesatare për rreth 0,57 për qind ose për rreth 3,263 dollarë për një ton, për shkak se në strukturën e çmimeve të derivateve të naftës është kryer rregullim i duhur

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *