Home / Lajme / Maqedoni / S`ka autobusë dykatësh për Strugën

S`ka autobusë dykatësh për Strugën

4 maj-Struganët theksojnë se Ohri është si vendbanim ku ai autobus edhe nuk mund të lëviz, për shkak shkak të pjesës bregore të qytetit, ndërsa vizitat jashtë qytetit mbase edhe nuk janë të mundshme për shkak të nivelit të ulët të tunelit në drejtim të Shën Naumit, ndërsa Struga është në një pozitë të rrafshtë, ku pengesa të tilla nuk ka.

Komuna e Strugës sërish u diskriminua dhe nuk pati fatin që të përfitojë autobusë dykatësh nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Reagimi vjen nga administrata e re komunale, e cila veprimet e tilla i sheh si vazhdimësi të diskriminimit. Vetëm disa ditë më parë një autobus dykatësh i`u dhurua komunës së Ohrit, duke qenë edhe si një shpërblim për kryetarin e ri të kësaj komune që u zgjodh nga radhët e partisë në pushtet VMRO-DPMNE.

Struganët theksojnë se Ohri është si vendbanim ku ai autobus edhe nuk mund të lëviz, për shkak shkak të pjesës bregore të qytetit, ndërsa vizitat jashtë qytetit mbase edhe nuk janë të mundshme për shkak të nivelit të ulët të tunelit në drejtim të Shën Naumit, ndërsa Struga është në një pozitë të rrafshtë, ku pengesa të tilla nuk ka.

Qytetarët e Strugës reagojnë ndaj këtij lloj diskriminimi që vazhdimisht i bëhet Strugës, në krahasim me Ohrin, edhe pse komuna e Strugës është edhe me teritor më e madhe se komuna e Ohrit, por edhe me popullatë, që nënkupton se komuna e Strugës ka numër më të madh taksapagues se sa komuna e Ohrit, ndërsa asgjë nuk i këthehet Strugës, për dallim dhe krahasuar me komunat tjera e sidomos Ohrit. (M.Latifi/INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *