Home / Sport / SKANDAL: Metalurgu tentoi të blejë pikët?!

SKANDAL: Metalurgu tentoi të blejë pikët?!

‘Futbollistët e mij më lajmëruan menjëherë për qëllimet e pandershme të futbollistëve të Metalurgut. Kemi paraqitur tentim për mit-dhënie.

‘Futbollistët e mij më lajmëruan menjëherë për qëllimet e pandershme të futbollistëve të Metalurgut. Kemi paraqitur tentim për mit-dhënie. Kam njoftuar për këtë presidentin e FFM-së, Ilço Gjorgjioskin dhe i kam treguar për këtë ndodhi. Uroj futbollistët e mij që paraqitën këtë. Neve askush nuk mund të na blejë”, është shprehur Artim Shaqiri për ‘Makedonski Sport’, deri sa edhe për Koha-n pohoi këtë ndodhi, por pa dashur që të hyjë më shumë në detaje rreth kësaj ngjarje, deri sa organet kompetente të ndërmarin masat e tyre.

‘Shkëndija do të luajë për veten’, deklaroi kohë më parë trajneri i Shkëndijës, Artim Shaqiri, duke përjashtuar çdo mundësi që ekipi tetovarë të bëhet pjesë e ‘pazarllëqeve’ të ndryshme në futbollin vendor. Shkëndija këtë vit përjetoi ‘1 milion’ probleme të natyrave të ndryshme, me financa minimale, ndryshime në kryesi, e çka e çka tjetër dhe ndoshta më shumë se çdo ekip tjetër kishte nevojë për injeksion finansiar?! Mirëpo nderi është nder dhe nuk ka çmim që e paguan atë, e as sumë që detyron të ‘shitesh’. I këtillë është rasti me Shkëndijën e Tetovës të cilët të martën janë ‘sulmuar’ finansiarisht, nga futbollistë të caktuar të Metalurgut. Sipas asaj që shkruan e përditshmja ‘Makedonski Sport’, para ndeshjes të së martës ndërmjet Shkëndijës dhe Metalurgut, futbollistë të caktuar të ekipi shkupjan kanë kërkuar nga kolegët e tyre tetovarë që t’ua lëshojnë ndeshjen, ndërsa për këmbim janë ofruar para. Gjithçka ka zbuluar trajneri i Shkëndijës, Artim Shaqiri, i cili duke shprehur befasinë me lëvizjen e ulët të shkupjanëve, në anën tjetër mburet me futbollistët e tij që s’pranojnë të bëhen pjesë e lojërave të këtilla. ‘Futbollistët e mij më lajmëruan menjëherë për qëllimet e pandershme të futbollistëve të Metalurgut. Kemi paraqitur tentim për mit-dhënie. Kam njoftuar për këtë presidentin e FFM-së, Ilço Gjorgjioskin dhe i kam treguar për këtë ndodhi. Uroj futbollistët e mij që paraqitën këtë. Neve askush nuk mund të na blejë”, është shprehur Artim Shaqiri për ‘Makedonski Sport’, deri sa edhe për Koha-n pohoi këtë ndodhi, por pa dashur që të hyjë më shumë në detaje rreth kësaj ngjarje, deri sa organet kompetente të ndërmarin masat e tyre. Ndeshja në fjalë u mbyll me barazim 1:1, ndërsa gjashtë minuta para fundit Metalurgu humbi penalti përmes Stevanoviqit, goditja e të cilit u prit nga Hadis Velii. Kush e din se në çfarë drejtimi do të shkonte kjo storje, nëse Metalurgu arrinte të fitojë ndeshjen. Ndoshta me të drejtë rivalët për titullin e kampionit do të akuzonin për bashkëpunim nga ana e Shkëndijës, por fat i ‘kuqezinjëve’ që takimi përfundoi baraz dhe ata dalin të pastërt në këtë skandal. “Ne nuk do të luajmë për askënd. Ne jemi Shkëndija, skuadër me imixh dhe renome. Deri në fund do të luajmë me nder. Edhe kundër Horizontit edhe kundër Vardarit. Nuk do të dorëzohemi para askujt”, shton Shaqiri. Sipas informatave jozyrtare për këtë ndodhi janë të njoftuar edhe krerët e FFM-së, të cilët rastin e kanë paraqitur në organet kompetente. Interesant është fakti se në gjithë këtë ‘histori’ askund nuk përmendet kryesia e Metalurgut, por vetëm futbollistët, të cilët supozohet të kenë tentuar vetë të ‘blejnë’ pikët, duke u ofruar futbollistëve të Shkëndijës premiot që do të mernin nga kryesia për ‘mundin e dhënë dhe fitoren e arritur’. Kryesia e Metalurgut ende nuk ka dalë me qëndrim rreth këtij skandali, ndërsa nëse akuzat vërtetohen, ekipi shkupjan rrezikon dënime rrigoroze.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *