Home / Sport / Skandal në FIFA, jo të gjithë luftojnë racizmin!

Skandal në FIFA, jo të gjithë luftojnë racizmin!

Kongresi i FIFA-s që po zhvillohet këto ditë në Ishujt Mauricius ka treguar përsëri se si bota e futbollit nuk ka një opinion të njëjtë mbi luftën kundër racizmit dhe masat ndaj këtij fenomeni. Skandali i radhës vjen pikërisht nga votimet e këtij Kongresi ku masat e reja më të ashpra anti-racizëm janë miratuar, por jo në unanimitet të plotë nga 209 vendet anëtare.

Pas votimit të bërë në sallë, ka rezultuar që masat e reja janë miratuar nga votat e 99% të anëtarëve të pranishëm, ndërsa nj votë ka rezultuar kundër, duke bërë që drejtuesit e FIFA-s të turpëroheshin, pasi e cilësonin futbollin të bashkuar në luftën kundër këtij fenomeni.
Një ish i burgosur i aparteidit në Afrikën e Jugut, Tokio Seksvale, ishte folësi i nderit në këtë eveniment dhe ai nuk ngurroi të ftonte FIFA-n të kontrollonte nëpërmjet kamerave të sigurisë së kush ishte personi që kishte dalë në mbrojtje të racizmit, duke shtuar debatin brenda sallës.
“Ky 1% që votoi kundër, tregon saktësisht se futbolli ka ende për të luftuar kundër racizmit”, tha ai.
Rregullorja e re bën të detyrueshëm që në rast shfaqje racizmi në çdo ndeshje, shkelja e parë e vogël duhet të dënohet me paralajmërim, gjobë apo luajtjen e një takimi me dyer të mbyllura.
Shkelje të përsëritura dhe më serioze duhet të ndëshkohen me heqjen e pikëve, përjashtimin nga turneu apo edhe përjashtimin e plotë nga aktiviteti me rënien nga kategoria të klubit në fjalë.
Gjithashtu u miratua vendimi se lojtarët apo zyrtarët që shpallen fajtorë për racizëm, duhet të dënohen automatikisht me 5 ndeshje pezullim.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *