Home / Lajme / Maqedoni / Strugë, VMRO-DPMNE fushatë kundër Selës

Strugë, VMRO-DPMNE fushatë kundër Selës

Strugë, 11 Maj – Kryetari i degës së VMRO-DPMNE-së në Strugë, Pero Petkoski ka theksuar se vendimet që janë ndërmarrë nga kryetari i komunës së Strugës, Ziadin Sela, janë në kundërshtim me Marrëveshjen e Ohrit.

Ai ka theksuar se blloku maqedonas në Strugë-në qytet- kanë marrë 8 mijë vota që u jep legjitimitet të plotë në raport me vendimet e kryetarit Sela.

“Vendimet që do të sillen nga administrate e komunës së Strugës, për të cilat nuk do të jemi të konsultuar, do ti konsiderojmë jolegjitim dhe me këtë nuk do të gëzojnë mbështetjen e të gjithë qytetarëve të Strugës”- është shprehur Pero Petkoski nga VMRO-DPMNE në Strugë.

Ai ka shtuar se një nga ato vendime është shkarkimi i drejtorit të NP “Komunallno” (Petko Kutanoski) dhe të sekretarit të komunës së Strugës, (Zoran Gulicoski), dhe me këtë vendim maqedonasit kanë mbetur edhe pa ato dy vende udhëheqëse që u kanë takuar.

“Emërimi i sekretarit të ri, si dhe funksionarëve që janë drejtpërdrejti nën kompetencat e kryetarit të komunës si dhe kryetarit të Këshillit nga radhët e partisë së kryetarit të komunës, e gjithë përgjegjësia do të bie mbi te”, ka thënë Petkoski.

Sipas VMRO-DPMNE, me veprime të këtilla vjen në pikëpyetje respektimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe zbatimi i kësaj marrëveshje në komunat siç është Struga.

“Të rikujtojmë kryetarin e komunës se gjithmonë kur kryetar komune ka qenë maqedonas, kryetar i Këshillit ka qenë nga radhët e shqiptarëve, për të treguar respekt ndaj bashkësisë etnike shqiptare. Kjo do të thotë se nuk mundet vetëm njëra palë te jetë konstruktive dhe ta respektojë Marrëveshjen e Ohrit, ndërsa për palën tjetër kjo të mos vazhdoje”, ka deklaruar Pero Petkoski dhe ka shtuar se kryetari i komunës së Strugës, Ziadin Sela, duhet ta dijë se koalicioni “Të bashkuar për Strugën” e ka grupin më të madh të këshilltarëve në Këshillin e komunës së Strugës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *