Home / Lajme / Maqedoni / Studentët e Fakultetit Juridik të UEJL-së në vizitë studimore në Spanjë

Studentët e Fakultetit Juridik të UEJL-së në vizitë studimore në Spanjë

17 maj-Studentët poashtu kishin mundësi që të njihen për së afërmi edhe me kolegët e tyre spanjoll duke shkëmbyer kështu edhe përvojat e tyre të studimeve.Në Barcelonë u vizitua Fakulteti juridik i Universitetit Autonom të Barcelonës. Dhe Parlamenti i Komunitetit Autonom të Katalonisë.

Studentët e Fakultetit Juridik të UEJL-së nën udhëheqjen e dekanit, prof. dr. Ismail Zejneli, prodekanit doc. dr. Jeton Shasivari si dhe profesorëve: prof. dr. Asllan Bilalli dhe prof. dr. Adnan Jashari, realizuan vizitën studimore në Spanjë, me ç’rast vizituan Senatin e Kortesit spanjoll në Madrid ku u njoftuan për së afërmi mbi historikun, organizimin, përbërjen, funksionet dhe procedurat ligjvënëse parlamentare.

Po ashtu, në Madrid u vizitua edhe Fakulteti juridik i Universitetit Autonom të Madridit, ku nga ana e dekanit të tij prof. dr. Fernando Molina Fernandez si dhe prodekanit Irene Martin Kortes studentët u njoftuan me programet studimore të studimeve deridiplomike dhe master si dhe mënyrën e mbajtjes së provimeve, të ligjëratave dhe të orëve praktike në këtë fakultet. Studentët poashtu kishin mundësi që të njihen për së afërmi edhe me kolegët e tyre spanjoll duke shkëmbyer kështu edhe përvojat e tyre të studimeve.

Në Barcelonë u vizitua Fakulteti juridik i Universitetit Autonom të Barcelonës. Dhe Parlamenti i Komunitetit Autonom të Katalonisë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *