Home / Lajme / Maqedoni / Sulmohen punonjësit e EVN-së (VIDEO)

Sulmohen punonjësit e EVN-së (VIDEO)

“Ai më grushta i ka godtur të dy në kokë dhe është larguar. Pak kohë më pas, personi në fjalë është thirrur në stacionin policor në Grupçin, është biseduar me atë dhe pas zbardhjes së plotë të rastit do të ketë edhe padi adekuate”, njofton policia e Tetovës

Dy të punësuar në njësinë rajonale të EVN-së në Tetovë A.K (46) nga Vollkovija dhe A.B (49) nga Tetova, kanë denoncuar në polici se të hënën rreth orës 11.00 në fshatin Llërcë të komunës së Zhelinës, fizikisht janë sulmuar nga 43 vjeçari I.A nga ky fshat, ku kanë qenë të angazhuar për çkyçjen e rrjetit elektrik të shfryëtzuesve borxhli.“Ai më grushta i ka godtur të dy në kokë dhe është larguar. Pak kohë më pas, personi në fjalë është thirrur në stacionin policor në Grupçin, është biseduar me atë dhe pas zbardhjes së plotë të rastit do të ketë edhe padi adekuate”, njofton policia e Tetovës.Ky nuk është rasti i vetëm kur puntorët e EVN-së sulmohen nga qytetarët kur tentojnë të çkyçin rrymën nga rrjeti elektrik ëpr shkak të borxheve të papaguara.

SULMOHEN PUNONJËSIT E EVN-së ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *