Home / Lajme / Maqedoni / Takimi i njëmbëdhjetë i Komitetit të përzier parlamentar RM-BE

Takimi i njëmbëdhjetë i Komitetit të përzier parlamentar RM-BE

22 maj-Bashkëkryesues i Komitetit të palës së Maqedonisë dhe kryetar i delegacionit të Kuvendit të Komitetit Parlamentar për stabilizim dhe asociim është deputeti Kenan Hasipi, në përbërje të delegacionit janë edhe deputetët Ermira Mehmeti-Devaja, Bekim Fazliu, Andrej Petrov, Silvana Boneva dhe Antonio Milloshoski.

Komiteti i përzier parlamentar Republika e Maqedonisë – BE sot dhe nesër në Parlamentin Evropian në Strasburg e mban takimin e njëmbëdhjetë.

Në takim, siç kumtoi pres shërbimi kuvendor, pritet të shqyrtohen më shumë çështje lidhur me marrëdhëniet e Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian, situatën aktuale politike në vend në kontekst të fillimit të dialogut inkuadrues të nivelit të lartë – për dialogun ndëretnik, reformat në gjyqësi, administratën publike, luftën kundër korrupsionit, për lirinë e shprehjes dhe mediave, për reformën zgjedhore me përqendrim në zgjedhjet e mbajtura lokale, për përforcimin e ekonomisë së tregut me rritjen e kohezionit social, për marrëdhëniet e mira fqinje, si dhe për mënyrat alternative për shfrytëzimin e burimeve ripërtëritëse të energjisë.

Bashkëkryesues i Komitetit të palës së Maqedonisë dhe kryetar i delegacionit të Kuvendit të Komitetit Parlamentar për stabilizim dhe asociim është deputeti Kenan Hasipi, në përbërje të delegacionit janë edhe deputetët Ermira Mehmeti-Devaja, Bekim Fazliu, Andrej Petrov, Silvana Boneva dhe Antonio Milloshoski.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *