Home / Lajme / Maqedoni / Tarçullovski apelon për bashkimin e ‘branitellave’ (VIDEO)

Tarçullovski apelon për bashkimin e ‘branitellave’ (VIDEO)

29 Maj – I dënuari për krime lufte ndaj civilëve shqiptarë, Johan Tarçullovski, ka bërë sot apel për bashkimin në një organizatë joqeveritare të të gjithë pjesëtarëve të Forcave të Sigurisë së Maqedonisë.

Nga Manastiri, ku u takua me “branitellat” e atjeshëm, Tarçullovski ka thënë se është i nevojshëm bashkimi, nëse synohet përparimi i vendit dhe i të drejtave të tyre. “Bëj ftesë, dhe është dëshirë imja personale, për t’u bashkuar të gjithë ‘branitellat’ në një shoqatë, e cila do t’i mbrojë të drejtat e familjeve të ‘branitellave’. Ja dhe një lutje për ata që luftojnë të mos jetë kështu, të cilët punojnë që ‘branitellat’ t’i çojnë në ujëra të tjerë, duke u bërë dëm të gjithëve. Do të bëj çdo gjë mundem të ulemi në një tavolinë, të zgjidhim problemet, sepse qëllimi ynë është Maqedonia. Gjithçka tjetër është interes personal”, ka deklaruar Tarçullovski.

Në mbështetje të kësaj ideje, ka dalë shoqata “Bedem”, kryetari i së cilës për Manastirin, ka bërë të ditur avantazhet e bashkimit.
“Bashkimi i ‘branitellave’ është matematikë e thjeshtë. Nëse kemi 10 mijë ‘branitella’ me qëndrim pozitiv për një gjë, dhe nga ana tjetër, kemi 10 mijë të tjerë me qëndrim negativ, atëherë vlera matematikore është zero. Forca e vetme për të arritur diçka është të mblidhemi nën një udhëheqje të vetme”, ka theksuar Zoran Talevski, kryetar i “Bedem” në Manastir.

TARÇULLOVSKI APELON PËR BASHKIMIN E ” BRANITELLAVE ” ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *