Home / Lajme / Maqedoni / Tarner: T’i shpërblejmë Maqedoninë dhe Malin e Zi

Tarner: T’i shpërblejmë Maqedoninë dhe Malin e Zi

8 maj-Ne duhet ta promovojmë zgjerimin e NATO-s dhe t’i shpërblejmë Maqedoninë dhe Malin e Zi, me çka do t’i inkurajojmë edhe aspiruesit në Bosnjë e Hercegovinë, Kosovë dhe Serbi”, deklaroi Tarner, i cili është anëtar i grupit të Maqedonisë në Kongresin e SHBA-së.

Kongresisti republikan amerikan nga Ohajo, Majkëll Tarner bëri thirrje për pranimin e Maqedonisë dhe Malit të Zi në NATO.

“Jam i dëshpëruar thellë për shkak të mungesës së diskutimit për zgjerimin e NATO-s në samitin në Çikago. Mali i Zi dhe Maqedonia kanë progres të suksesshëm dhe duhet të inkurajohen për të vazhduar me ndërmarrjen e hapave proaktivë. Anëtarësimi në NATO e përmirëson sigurinë rajonale dhe marrëdhëniet diplomatike dhe është një hap përpara anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Por, kjo administratë nuk arriti ta promovojë zgjerimin e NATO-s dhe bën pak që t’i inkurajojë partnerët tanë trans-atlantik. Kam frikë se kjo lënie pas dore vjen në një moment kyç për shumë shtete aspiruese, veçanërisht në Ballkan, të cilat bënë hapa seriozë për t’iu bashkuar partnerëve të tyre demokratikë. Ne duhet ta promovojmë zgjerimin e NATO-s dhe t’i shpërblejmë Maqedoninë dhe Malin e Zi, me çka do t’i inkurajojmë edhe aspiruesit në Bosnjë e Hercegovinë, Kosovë dhe Serbi”, deklaroi Tarner, i cili është anëtar i grupit të Maqedonisë në Kongresin e SHBA-së.

Tarner, foli në seancën e djeshme të Komisionit të Helsinkut të SHBA-së, kushtuar gjendjes në Shqipëri në pritje të zgjedhjeve.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *