Home / Lajme / Maqedoni / Testimi ekstern, reagon Shoqata e Historianëve Shqiptarë (VIDEO)

Testimi ekstern, reagon Shoqata e Historianëve Shqiptarë (VIDEO)

29 Maj – Lidhur me testimin ekstern në lëndën e historisë në shkollat fillore të Republikës së Maqedonisë ka reaguar Shoqata e Historianëve Shqiptarë në Maqedoni.

Shoqata e Historianëve Shqiptarë thot se në mënyrë permanente, mes memorandumeve dhe reagimeve të ndryshme, i ka identifikuar problemet në tekstet mësimore dhe plan-programet e lëndës së historisë, dhe ato ia ka parashtruar deri te institucionet shtetërore dhe mekanizmat ndërkombëtar.

Vërejtjet tona, edhe atëherë edhe tani, janë se tekstet mësimore të lëndës së historisë, nuk janë kompatibile me përfaqësimin e drejtë të historisë kombëtare shqiptare, dhe kanë anomali të tjera të natyrës shkencore.

Reagimet që na vijnë sot nga shumica e shkollave fillore nga e gjithë Maqedonia, ku po zhvillohet testimi ekstern i nxënësve, është si pasojë e atyre anomalive të cilat deri më tani nuk janë eliminuar. Ne si shoqatë do të vazhdojmë të mbledhim informacione më të hollësishme nga tereni për këtë problematikë, dhe në detaje do to paraqesim defektet e nënvizuara. Thuhen në reagimin elëshuarë nga kruyetari i shoqatës së Historianve shqiptar të nëshkruarë nga kryetari Skender Asani.

TESTIMI EKSTERN, REAGON SHOQATA E HISTORIANËVE SHQIPTAR ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *