Home / Sport / Teteksi fiton Kupën e Maqedonisë, mposhti Shkëndijën (VIDEO)

Teteksi fiton Kupën e Maqedonisë, mposhti Shkëndijën (VIDEO)

Klubi i futbollit Teteks nga Tetova është fitues i Kupës së Maqedonisë, pasi që të dielën në mbrëmje fitoi në penallti Shkëndijën e Tetovës.

Ndeshja që përfundoi 6:5 u luajt me tribuna të zbrazëta në stadiumin “Filipi 2” në Shkup. Ndeshja e rregullt përfundoi me barazim 1:1, ndërsa edhe pas vazhdimi nuk ra asnjë gol. Ejupi shënoi avantazhin 1:0 për Shkëndinë në minutën e 15-të, ndërsa Teteksi arriti barazimin në minutën e 69 me golin e Micevski.

Një handikap i madh për Shkëndijën ishte nxjerrja nga loja e portierit të rregullt Veli, dhe mungesa e përvojës së portierit 18 vjeçar Nuhiu. Teteksi me këtë fitore siguroi pjesëmarrje në kualifikimet për Ligën e Evropës, edhe pse ky ekip tetovar në sezonin e ardhshëm do të luaj në ligën e dytë të Maqedonisë.

TETEKSI FITON KUPËN E MAQEDONIS, MPOSHTI SHKËNDIJËN ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *