Home / Lajme / Maqedoni / Tetova për herë të parë nikoqire e festivalit të xhazit

Tetova për herë të parë nikoqire e festivalit të xhazit

8 maj-Qëllimi për të organizuar një aktivitete të këtillë është jo vetëm promovim dhe mbajtja gjallë e muzikës xhaz, por gjithashtu edhe një dëshirë për të bërë forcimin e lidhjeve ndërshoqërore dhe ofrimin e një mundësie më tepër për artistët dhe muzikantët vendas”, thotë Lejla Halimi.

Për herë të parë qyteti i Tetovës për tre ditë me radhë do të jetë nikoqir i festivalit të muzikës klasike Jazz Fest. Festivali fillon të enjten mbrëma në orën 20.00 në qendër të Tetovës, vazhdon të premten dhe të shtunën në të njëjtën orë, por në lokalet e produksionit ODA, në Qendrën për Kulturë në Tetovë. Organizator i këtij festivali është shoqata Jazzin. Sipas kryetares së kësaj shoqate njëkohësisht dhe drejtoreshës artistike të festivalit, Lejla Halimi, kjo është hera e parë që qyteti i Tetovës bëhet me Jazz fest. “Kemi mbetur vonë për shumë çka, po si duket ka ardhur koha që të marrim hapa konkret dhe jo idetë tona krijuese t’i lëmë të humbura. Qëllimi për të organizuar një aktivitete të këtillë është jo vetëm promovim dhe mbajtja gjallë e muzikës xhaz, por gjithashtu edhe një dëshirë për të bërë forcimin e lidhjeve ndërshoqërore dhe ofrimin e një mundësie më tepër për artistët dhe muzikantët vendas”, thotë Lejla Halimi. (U.H)

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *