Home / Lajme / Maqedoni / Tetovë:Digjet një bastore sportive në Tetovë (VIDEO)

Tetovë:Digjet një bastore sportive në Tetovë (VIDEO)

13 Maj – Sipas të dhënave që disponon SPB-ja e Tetovës, bëhet fjalë për zjarr të shkaktuar nga person i panjohur, i maskuar i cili me forcë ka hapur derën hyrëse dhe më pas me një qese prej najlloni të cilën e ka patur në dorë, ka nxjerrë dy shishe plastike me lëndë djegëse të cilën e ka hedhur në brendi të lokalit.

Të dielën mbrëma rreth orës 02 e 20 minuta, ka shpërthyer zjarr në bastoren sportive “May Bet” në rrugën 133 në Tetovë me të cilën ka udhëhequr 33 vjeçsari nga Tetova E.SH. Sipas të dhënave që disponon SPB-ja e Tetovës, bëhet fjalë për zjarr të shkaktuar nga person i panjohur, i maskuar i cili me forcë ka hapur derën hyrëse dhe më pas me një qese prej najlloni të cilën e ka patur në dorë, ka nxjerrë dy shishe plastike me lëndë djegëse të cilën e ka hedhur në brendi të lokalit, , transmeton Tv Koha.

“Zjarri shumë shpejt është përhapur dhe ka ndezur tërë pajisjen dhe inventarin e bastores, ndërsa më pas me intervenimin e zjarrfikësve të Tetovës është penguar zjarr me përmasa më të mëdha. Dëmi llogaritet të jetë rreth 20 mijë euro”, njofton policia e Tetovës e cila ka bërë hetime në vendngjarje dhe punon për zbulimin e autorit të kësaj vepre , transmeton Tv Koha.

Lëndohen gjashtë persona në aksident

Gjashtë persona janë lënduar gjatë një aksidenti trafiku që ka ndodhur në rrugën lokale Tetovë-Falishtë në afërsi të fabrikës Alumina. Sipas policisë së Tetovës në këtë aksident kanë marrë pjesë dy vetura, “Davu Rejser”, me targa të Tetovës e drejtuar nga B.S (21) dhe veturës “Daevu Tiko” e drejtuar nga G.T (28), që të dy nga Tetova, raporton Tv Koha.

“Gjatë aksidentit gjashtë persona, nga tre në dy veturat, kanë marrë lëndime trupore të cilët më pas janë dërguar në spitalin klinik të Tetovës ku janë mbajtur për kurim të mëtejshëm. Të dhënat e para tregojnë se arsye për këtë aksident ka qenë tejkalimi I parregullt ndërsa dëmi llogaritet mbi 40 mijë denarë”, njofton SPB-ja e Tetovës, raporton Tv Koha.

POLICIA: KRONIKA E ZEZË ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *