Home / Lajme / Maqedoni / Teuta Arifi: Komuna e Tetovës me 8 milion euro borxh (VIDEO)

Teuta Arifi: Komuna e Tetovës me 8 milion euro borxh (VIDEO)

Tetovë, 31 Maj – Per shkak te menaxhimit te keq te ish Kryetarit te Tetoves, kjo komune ka reth 8 milion euro borxh

“Gjendja financiare e komunës dhe ndërmarrjeve publike që ka ardhur pasojë e keq menaxhimit me buxhetin e komunës, punës jo transparente dhe udhëheqjes së papërgjegjshme është brengosëse dhe rrezikon seriozisht funksionimin normal të komunës .Borxhi i komunës arrin vlerën e 492 milion denarë ose 8 milion euro e cila shumë paraqet 30% e buxhetit vjetor të komunës. Në kushte të zakonshme për tu kthyer ky borxh administrata e komunës do të duhej ti ndalojë ofrimin e shërbimeve të saja qytetarëve të Tetovës për një vit të tërë pasi që kjo komunë për ta kthyer borxhin prej 8 milion eurosh duhet të funksionojë vetëm me 30 milion denarë”,theksoi Teuta Arifi.

Sipas saj, masat urgjente të cilat do të merren për stabilizimin financiar të komunës janë rebalanci i buxhetit, revidimi i planit të furnizimeve publike, revizioni i kontratave financiarisht të dëmshme për komunën dhe riprogramimi i borxhit të komunës.

“Po ashtu me qëllim të konsolidimit financiar të komunës do të analizohet dukuria e mbipunësimit në komunë,do bëhet zvogëlimi i shpenzimeve për rroga, do të zvogëlohen shpenzimet për mallra dhe shërbime,do të rritet transparenca lidhur me shërbimet dhe do të riorganizohen furnizimet publike me qëllim të fitimit të çmimeve më të ulta. Rritja e të hyrave dhe të ardhurave të komunës do të arrihet përmes donacioneve të huaja dhe atyre vendore, aplikimit të partneritetit privat publik,menaxhimit efikas të të ardhurave që vinë nga tatimet komunale, marrja e huave nga institucionet financiare ndërkombëtare, ministria e financave dhe subjekte tjera për realizimin e projekteve kapitale”, theksoi Teuta Arifi.

Ajo siguroi se edhe një herë që besimin e marrë në këto zgjedhje do ta dëshmoj me punë të palodhshme dhe përkushtim maksimal për realizimin e vizionit për Tetovën.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *