Home / Sport / “The Sun”: Murinjo ka firmosur kontratën me Çelsin!

“The Sun”: Murinjo ka firmosur kontratën me Çelsin!

Gazeta britanike “The Sun” ka publikuar lajmin e shumëpritur nga tifozët e Çelsit se Hoze Murinjo është trajneri i ri i kësaj skuadre pasi ka zyrtarizuar marrëveshjen me klubin duke hedhur firmën në kontratë. Ndonëse nuk ka konfirmim nga Çelsi, apo vetë tekniku portugez, gazeta britanike e ka bërë atë çështje të kryer, duke deklaruar se marrëveshja mes palëve është nënshkruar të martën.

Sipas një burimi brenda klubit, Murinjo ka hedhur të martën firmën në kontratën katërvjeçare me vlerë 40 milion paund, që e bën trajnerin më të paguar në Angli.
“Hoze është zyrtarisht pjesë e Çelsit. Të gjithë janë të lumtur se ai po kthehet përsëri. Presim me padurim sezonin e ardhshëm pasi jemi të sigurt se do të jetë shumë entuziazmues”, tregoi ky burim për gazetën angleze.
Firma është hedhur gjatë vizitës dyditore të Murinjos në Londër në fillimin e kësaj jave edhe pse zyrtarisht ai kishte udhëtuar vetëm për të ndjekur ndeshjen mes Kristal Palas dhe Uotford. Por gjatë atyre dy ditëve, bashkë me asistentin e tij Rui Faria, kanë nënshkruar kontratën për të punuar te Çelsi, klub ku portugezi ka fituar 6 trofe në 3 sezone në vitet 2004-2007.
Prezantimi i trajnerit pritet të bëhet javën e ardhshme, pasi ai të ketë përmbushur detyrimin e fundit ndaj Real Madrid, duke e drejtuar në ndeshjen kundër Osasunas që mbyll kampionatin spanjoll.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *