Home / Sport / Titulli dhe mbijetesa vendosen javën e fundit (VIDEO)

Titulli dhe mbijetesa vendosen javën e fundit (VIDEO)

Vardari dhe Horizonti do të përballen mes veti në xhiron e 33-të (e fundit) në Ligën e Parë të futbollit në vend, ku do të diskutojnë titullin e kampionit për sezonin garues 2012/2013. Drita e Bogovinës, Napredoku dhe Pelisteri në xhiron e fundit do të tentojnë të shmangin balotazhin.

Edhe pas 32 xhirove të zhvilluara në Ligën e Parë të futbollit në vend, kanë mbetur paqartësi rreth fituesit të titullit të kampionit dhe skuadrave që do të luajnë në balotazh për sigurimin e mbijetesës në elitë. Përfundimtare është se Vardari dhe Metalurgu në xhiron e fundit në përballje direkte do të vendosin për fituesin e titullit të kampionit, ndërsa Napredoku, Drita dhe Pelisteri deri në moment të fundit pretendojnë mbijetesën direkte. Në përballjen e zhvilluar në Tetovë, Renova dhe Drita u ndanë me barazim 1:1, megjithse për ekipin bogovinas fitorja kishte vlerë të madhe. Për këtë arsye mysafirët ishin ekipi që prej fillimit tentoi të vendosë dominim në fushë dhe pas disa gjysmërasteve në minutën e 20-të Tunevski shfrytëzoi harkimin nga këndi dhe realizoi për epërsi 1:0 të Dritës. Në vazhdim të dyja skuadrat kishin rastet e tyre, mirëpo në pushim u shkua me epërsi minimale të miqve. Skuadra e Renovës kishte nevojë vetëm për një pikë për të evituar hyrjen eventuale në balotazh dhe për këtë arsye xhepcishtasit në fillim të pjesës së dytë rritën rritmin e lojës dhe kërkonin barazimin. Ashtu si goli i Dritës edhe ai i Renovës erdhi pas një harkimi në zonë në minutën e 51, ndërsa Ersen Sali shënon për 1:1. Në vazhdim Renova ishte ekipi që kishte më shumë raste, mirëpo Shashko Pandev humbi dy mundësi të mira para portierit Mustafa. Në fund rezultati ishte 1:1 dhe duket se më shumë punë i kreu skuadrës vendase, ndërsa Drita mbetet që xhiron e fundit të kërkojë mbijetesën. Shkëndija e Tetovës pas humbjes në finalen e Kupës së Maqedonisë me moral të dobët hyri në përballjen me Pelisterin të zhvilluar në Gostivar dhe si pasojë humbi me rezultat 0:1. Shkëndija ishte ekip më aktiv në teren, kishte disa raste shënimi që mbetën të pakonkretizuara, ndërsa miqve u mjaftoi një gol i vetëm i Dragarskit në minutën e 45, për të marrë tre pikë nga kjo përballje. Derbi i javës u zhvillua në Autokomandë të Shkupit, ku Metalurgu dhe Vardari u ndanë baraz 1:1. Miqtë avansuan në minutën e 22-të me anë të Ranxhelloviqit, duke shkuar një hap pranë mbrojtjes së titullit të kampionit. Mirëpo Metalurgu nuk u dorëzua, kërkoi rastin e vet dhe në minutën e 76-të me anë të Krstevit barazoi rezultatin në 1:1. Ky rezultat ishte final, që nënkuptoi humbje të të gjitha gjasave të Metalurgut për titullin e kampionit, por shpresë për Horizontin që fitoi 3:0 Rabotnickin dhe në xhiron e fundit në Shkup me Vardarin do të kërkojë befasinë e madhe dhe rëmbimin e titullit të kampionit. Në ndeshjet tjera Napredoku mundi Bregallnicën 2:1, ndërsa Teteksi fitoi 4:0 Sileksin në duelin e skuadrave që vitin e ardhshëm do të luajnë në Ligën e Dytë.

Rezultatet e xhiros së 32-të:
Renova-Drita 1:1,
Shkëndija-Pelisteri 0:1,
Metalurgu-Vardari 1:1,
Horizonti-Rabotniçki 3:0,
Napredoku-Bregallnica 2:1,
Teteksi-Sileksi 4:0.

SPORT: TITULLI DHE MBIJETESA VENDOSEN JAVËN E FUNDIT (VIDEO)

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *