Home / Lajme / Maqedoni / ‘To Vima’ për takimin e nesërm Avramopullos-Besimi: Kërkohen bashkëbisedues në Shkup (VIDEO)

‘To Vima’ për takimin e nesërm Avramopullos-Besimi: Kërkohen bashkëbisedues në Shkup (VIDEO)

7 Maj – Gazeta njofton se “shqiptarët në Maqedoni e përkrahin shumë perspektivën euro-atlantike të Shkupit dhe Athina ka ofruar ekspertizë për disa çështje në pajtim me marrëveshjen mes paraardhëses së Besimit, Teuta Arifi me ish-nënkryeministrin grek Teodoros Pangalos. Deri tani ka pasur dy takime në nivel teknokratik mes dy palëve

Gazeta greke “To Vima” takimin e nesërm të shefit të diplomacisë greke Dhimitris Avramopullos me zëvendës kryetarin e Qeverisë së Maqedonisë, i obliguar për çështje evropiane Fatmir Besimi e vendos në kontekst të, siç thuhet, “kërkimit të kanaleve nga ana e Athinës për komunikim në Shkup në tentim që të lehtësohet zgjidhja e qorrsokakut rreth çështjes për emrin, edhe krahas moslëshimit pe të kryeministrit Nikolla Gruevski”.

Siç njoftoi korrespondeti i MIA-s nga Athina, në shkrimin me titull “kërkohen bashkëbisedues në Shkup”, gazeta shkruan se Besimi është nga partia shqiptare BDI, e cila është pjesë e Qeverisë së Gruevskit, se llogaritet si politikan i matur, i përkujton se ai veçmë është takuar me Avramopullosin në kohën kur të dy funksionarët ishin ministra të mbrojtjes.

Duke e komentuar takimin Avramopullos-Besimi, një burim i lartë diplomatik për “To Vima” deklaroi: “Bisedojmë me secilin që dëshiron të bashkëpunojë”.

Gazeta njofton se “shqiptarët në Maqedoni e përkrahin shumë perspektivën euro-atlantike të Shkupit dhe Athina ka ofruar ekspertizë për disa çështje në pajtim me marrëveshjen mes paraardhëses së Besimit, Teuta Arifi me ish-nënkryeministrin grek Teodoros Pangalos. Deri tani ka pasur dy takime në nivel teknokratik mes dy palëve.

KONTESTI ME EMRIN: KËRKOHEN BASHKËBISEDUES NË SHKUP ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *