Home / Lajme / Maqedoni / Topalli anulon Konferencën e Ohrit (VIDEO)

Topalli anulon Konferencën e Ohrit (VIDEO)

21 Maj – Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli nuk merrë pjesë në Konferencën e kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP) që po mbahet sot dhe nesër në Ohër.

Jozyrtarisht mësohet se kryeparlamentarja Topalli ka refuzuar pjesëmarrjen në Ohër, si shenjë proteste dhe pakënaqësie për shkak të mosftesës së Prishtinës në këtë takim të nivelit të lartë të bashkëpunimit rajonal. Nga ana e Parlamentit të Maqedonisë u informua se kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë do të mungojë për shkak të angazhimeve në fushatën e zgjedhjeve parlamentare.

Në këtë konferencë do të shqyrtohet dhe analizohet bashkëpunimi ndërparlamentar në rajon dhe rolet e Parlamenteve në planin e bashkëpunimit në kuadër të SEECP.

Në këtë konferencë që do të udhëhiqet nga kryetari i Parlamentit të Maqedonisë Trajko Veljanovski do të marrin pjesë edhe kryetari i Parlamentit Bullgar Mihail Mikov, kryetari i Parlamentit Kroat Josip Leko, kryetari i Parlamentit Rumun Valeriu Zgonea, kryetari i Parlamentit Serb Nebojsha Stefanoviq, kryetari i Parlamentit Slloven Mitja Bervar, kryetari i Parlamentit Turk Xhemil Çiçek, si dhe nënkryetarët e Parlamenteve të Malit të Zi dhe Bosnjë – Hercegovinës. Shqipëria siç mësohet do të jetë prezente, por përmes deputetit Fatos Beja, në cilësinë e kryetarit të komisionit parlamentar për politikë të jashtme të Parlamentit të Shqipërisë.

Ky takim vjen para Samitit të shefave të shteteve dhe qeverive që do të mbahet më 1 qershor në Ohër, me vendet pjesëmarrëse të SEECP, ku autoritetet e Shkupit nuk kanë ftuar Kosovën.

BOJKOTON SAMITIN E OHËRIT EDHE MINISTRI I JASHTËM SHQIPTAR ALDO BUMÇI ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *