Home / Lajme / Maqedoni / Tre fëmijë të zhdukur akoma pa asnjë gjurmë

Tre fëmijë të zhdukur akoma pa asnjë gjurmë

25 maj-Të zhdukurit janë fëmija shqiptar Mitat Ibrahimi nga Kojnarja e Shkupit, ku u zhduk më 19 mars 2010. Mirsada Heldoviq dhe Dane Mehmedi, dy fëmijët e komunitetit rom nga Kumanova.

Ministria e Punëve të Brendshme ka rikujtuar se gjatë tre viteve të fundit është në kërkim të tre fëmijëve të zhdukur, për të cilët deri tani nuk është gjetur asnjë gjurmë. Dy djemë, njëri i ditëlindjes 2005 dhe tjetëri 2002, si dhe një vajzë e ditëlindjes 2005 janë të zhdukur dhe se akoma po vijojnë kërkimet për gjetjen e tyre. Të zhdukurit janë fëmija shqiptar Mitat Ibrahimi nga Kojnarja e Shkupit, ku u zhduk më 19 mars 2010. Mirsada Heldoviq dhe Dane Mehmedi, dy fëmijët e komunitetit rom nga Kumanova.

Sipas MPB-së, fëmijët janë zhdukur në një periudhë prej brenda tre javëve. Deri tani kanë vazhduar kërkimet, janë shpallur kërkimet ndërkombëtare si dhe është apeluar tek qytetarët për të informuar për fëmijët e zhdukur. Këto tre fëmijë sot u publikuan nga MPB me rastin e shënimit të Ditës botërore të fëmijëve të zhdukur. Sipas të dhënave të Qendrës Ndërkombëtare për fëmijë të zhdukur, në botë se paku 8 milionë fëmijë zhduken për çdo vit. (INA)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *